Raundi i ri, e mbase edhe vendimtar i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë është caktuar për të martën.
Por, një ditë më herët, kryeministri Isa Mustafa, nuk u pa askund për të shpalosur detajet rreth asaj që pritet të ndodh në Bruksel, njofton Klan Kosova.
Me gjasë asgjë nuk ka ndryshuar nga zotimet që i dha në dy javët e fundit, kur foli për temat e Telekomit, Urës së Ibrit, Energjetikës dhe pikës më të nxehtë Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Mustafa tha se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Por këtyre fjalëve të kryeministrit nuk po iu zë fare besë partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje.
Madje ata thonë se për ta kundërshtuar këtë asociacion, po bëhen gati për protesta të madha.