Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796

Fatih Terim braktis konferencën shkaku i presionit mediatik

$
0
0

Tensioni i lartë i krijuar në mediet turke para ndeshjes me Spanjën duket se ka ndikuar edhe te trajneri Fatih Terim, i cili nuk i ka mbajtur më nervat dhe e braktisi në mënyrë demonstrative konferencën e fundit për shtyp.

Më pas ai u mundua të sqaronte se ç’ndodhi, pasi përkthyesi nuk po e bënte siç duhet punën e tij. Por e gjitha kjo vjen si shkak i presionit të madh që ushtrojnë gazetarët dhe mediet turke, të cilat ndikojnë në psikologjinë e lojtarëve, duke u marrë me gjëra që e kalojnë futbollin.

Kritika të ashpra për këtë gjë kanë marrë edhe nga kapiteni Arda Turan, i cili ndryshe nga mediet pohoi se nuk do ta quante dështim eliminimin, nëse lojtarët japin gjithçka në fushë dhe luajnë mirë në dy ndeshjet e mbetura, transmeton kp.

Ndryshe nga Turqia, në kampin spanjoll situata është më e qetë, kjo dhe për faktin se iberikët e Del Bosques dolën me 3 pikë nga ndeshja e parë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35796