Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

FBI në kërkim të dëshmive për masakër në Kosovë (VIDEO)

$
0
0

Në vrazhdën e videove që po publikon Associated Press është kjo ku tregon se si agjentët e FBI’së janë në pjesën perëndimore të Kosovës pas luftës duke mbledhur fakte në një nga tre vendet ky dyshohet se kishte ndodhur një masakër. Ata janë në qytetin e Gjakovës

Ekspertët e FBI’së dyshonin se në pjesën e parë janë 20 trupa të pajetë të cilët janë vrarë dhe djegur nga forcat serbe të cilët kanë tentuar t’i fshehin gjurmët. Në qershor të 1999, ditën e trupat italiane kishin mbyllur e kontrollimit në Gjakovë, kështu me 25 qershor, ditë e premte ekspertët e mjekësisë ligjore kishin filluar mbledhjen e provave, përcjellë Gazeta Express

Të premten, hetuesit filluan të kërkonin mes mbetjeve të djegurave të një shtëpie në të cilën kishte banuar një familje e madhe shqiptare.

Qëllimi i hetimit ishte që të mbledhin prova për të ndjekur penalisht Presidentin Slobodan Milloshevic dhe udhëheqësit e tjerë serbë para gjykatës për krime të luftës në zonën e ish-Jugosllavisë, në Hagë.

Fqinjët thanë për FBI se forcat serbe arritën të futeshin në oborrin e shtëpisë në orët e hershme të datës 3 prill duke mallkuar gjakun e shqiptarit dhe dhe thyer dyert me këmbë. Banorët po ashtu thanë se forcat serbe ishin në kërkim për mbështetësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

FBI si për fillim kishte zgjedhur tre vende fillestare ku ishin gjetur një numër i madh i eshtrave dhe organeve. Ata do të mblidhnin cdo dëshmi për t’ia dorëzuar Tribunalit të Hagës.

“Ne mendojmë dhe jemi në gjendje për të dëshmuar para Tribunalit të Hagës se të paktën 20 persona janë vrarë në këtë pjesë”, tha Paul Mallett, agjent special i FBI’së. Ai vazhdoi duke thënë se duhet të vazhdojnë të punojnë për t’i zbuluar vendet ku ka ndodhur krimi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>