Pavarësisht apeleve të policisë, që të mos gjuhet me armë në ahengjet familjare, për shkak se cenohet siguria publike, në raportin 24 orësh të policisë të datës 19 gusht, janë shënuar 3 raste të incidenteve të tilla.
Për një rast policia raporton të ketë ndodhur në fshatin Milloshevë të k\Komunës së Obiliqit, ku një person është arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri në festë familjare. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë gëzhoja dhe të dyshuarit i është konfiskuar revolja me gaz dhe 22 fishekë. I arrestuari, pas invervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, një tjetër në fshatin Doberdelan në Suharekë, ku një person është arrestuar pasi që policia ka gjetur tek ai një pushkë gjysmë automatike. I dyshuari pas procedurës së rregullt, është liruar.
Edhe në fshatin Gjonaj në Prizren është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri.
Njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes, njësitë policore janë penguar nga tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët gjithashtu janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.