Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Morina: Donika Gërvalla deshi spektakël medial

$
0
0

Analisti politik, Bajursh Morina, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se tendenca e Donika Gërvallës të bëhej pjesë e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm dhe moslejimi për t’u bërë pjesë e sallës nga sigurimi i LDK-së, ishte një tendencë për spektakël mediatik nga ana e zonjës Gërvalla.

“Të premten ka ndodhur një përpjekje e zonës Gërvalla për një spektakël medial dhe një sjellje e shfrenuar e pjesëtarëve të sigurimit”, ka thënë Morina.

Megjithatë, Morina tha se sjellja e pahijshme ndaj Gërvallës e dëmton shumë LDK-në dhe kështu instalohet mendësi e ndalimit dhe jo e lejimit.

“Të premten nuk ka ndodhur një përpjekje për demokratizimin e LDK-së. Për mediat më e rëndësishme u bë dhuna ndaj zonjës Gërvalla sesa takimi dhe diskutimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Për mendimin tim skenat e tilla e kanë dëmtuar LDK-në si parti tradicionale”.

“Fatkeqësisht në LDK kanë ndodhur akte të dhunës, në Lidhjen Demokratike ka ndodh dhuna shumë vjet më here, në LDK është instaluar mendësia e ndalimit të hyrjes të personave të caktuar. Ka një statut që përcakton se kush ka të drejtë të marr pjesë në mbledhje, kush jo. Nuk e di pse nuk i është kumtuar më herët zonjës Gërvalla moslejimi i pjesëmarrjes në mbledhje”.

Morina tha edhe se  “LDK-ja e ka kontestuar procesin zgjedhor në Gjermani dhe në Zvicër dhe këtë nuk dua ta komentoj se si është bërë”, prandaj i është ndaluar hyrja edhe Gërvallës, e cila është kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775