Frika nga paqëndrueshmëria politike dhe mungesa e punës së gjykatave, ka shtyrë investitorët e huaj që të kërkojnë garancione shtesë nga shteti qoftë për shtim të investimeve, qoftë për investime të reja.
Një fakt i tillë ka dalë në një anketë të zhvilluar me një numër investitorësh, raporton KTV.
Sipas të dhënave, pavarësisht se bankat kanë ulur kamatat e kredive, ato vazhdojnë të kenë qasje negative për bizneset e mëdha.
Hulumtimi tregon se vitet e arta të investimeve kanë qenë 2008, 2012 dhe 2015 kur janë investuar më së shumti në Kosovë dhe kur ka pasur numër më të madhe të kompanive të reja të themeluara.
Këtij hulumtimi me shumë kritika për sistemin gjyqësor i është bashkuar ambasadori britanik në vendin tonë.
Kurse ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, përpos disa masave të ndërmarra, ka përmendur edhe hyrjen në obligime financiare për ndërtim të disa parqeve të biznesit.
Ndërsa, Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-së, ka kërkuar nga institucionet të punojnë më shumë në diplomacinë ekonomike.
Një fakt tjetër interesant, i gjetur është se asnjë prej institucioneve përgjegjëse për investitorët, nuk kanë bërë asnjëherë përditësim të dhënave për investimet në vend.