Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Ilir Meta: Vonesat e reformës në drejtësi rrezikojnë integrimin, LSI mbështet draftin e SHBA-BE

$
0
0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka përshëndetur dje draftin e EURALIUS dhe OPDAT për reformën në drejtësi, duke deklaruar se LSI është e gatshme ta votojë sa më shpejt.

Duke folur për mediat pas homazheve te Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 majit, ai deklaroi se çdo vonesë e reformës rrezikon integrimin në BE.

“LSI edhe unë personalisht kemi punuar që reforma të përfshinte sa më shumë aktorë, jo vetëm opozitën padyshim, por edhe shumë aktorë të tjerë dhe besoj se gjithëpërfshirja ka qenë një dimension i padiskutueshëm i këtij debati dhe i kësaj reforme.

Tani ne mund të vazhdojmë debatet edhe për shumë vite të tjera, por jemi të ndërgjegjshëm që çdo minutë që kalon është kundër nesh, është kundërproduktive dhe rrezikon progresin e mëtejshëm të axhendës tonë në raport me Bashkimin Evropian”, deklaroi Meta.

Nga ana tjetër, ai u shpreh se për LSI drafti tashmë është i kompletuar, pasi kjo forcë politike donte që ai të hartohej në përkujdesjen e ndërkombëtarëve. “Për mendimin tim, por besoj edhe për mendimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, apo më saktë, të grupit të saj parlamentar, nga dita e djeshme, reforma në drejtësi ka përfunduar. Themi se ka përfunduar, pasi kjo ka qenë ajo që ne kemi pritur.

Kemi pritur fjalën përfundimtare të Komisionit të Venecias, që u dha përpara dy muajsh dhe kemi pritur fjalën përfundimtare të ekspertëve të EURALIUS-it dhe të OPDAT-it për disa çështje, që nuk ishin shteruar në mënyrë të plotë nga Komisioni i Venecias apo që përbënin diferenca midis palëve”, tha ai.

Meta u pyet nga gazetarët dhe për qëndrimet e opozitës e cila kërkoi më shumë kohë që të njihej me draftin e ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT. Meta u shpreh se tashmë garancia e reformës është dhënë nga ndërkombëtarët.

“Natyrshmit është e drejta e opozitës të kërkojë disa ditë më shumë, por unë nuk kam asnjë arsye që të paragjykoj dhe të vë në diskutim vullnetin e tyre për të mbështetur këtë reformë pasi ata kanë thënë që do ta votojnë këtë reformë.

Megjithatë, unë mund të them edhe një herë tjetër që për grupin parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim votimi ka filluar që nga dje dhe në çdo moment do të kërkohet votimi, votat tona do të jenë për këtë variant përfundimtar të draftit të paketës kushtetuese që mbështetet nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT”, tha ai.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>