Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

Nuland të enjten viziton refugjatët në kufirin Maqedoni-Greqi

$
0
0

Ndihmës-sekretarja shtetërore e SHBA-ve, Victoria Nuland mund të vijë të enjten për ta vizituar kufirin greko-maqedonas, që nga afër të njoftohet më krizën e migrantëve, njoftuan mediat greke

Shkak i vizitës së Nuland, sipas medias, është fakti se në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë nga dita në ditë po rritet numri i refugjatëve për shkak të numrit të vogël të njerëzve që po lëshohen përmes kufirit nga ana e Maqedonisë.

Në këtë kontekst, mediat greke shkruajnë se Athina zyrtare, nëse Maqedonia dhe Serbia vazhdojnë me restrikcionet gjatë lëshimit të refugjatëve, do të mund që t`i keqësonte marrëdhëniet bilaterale me këto vende.

Në kampin Idomeni, sipas të dhënave zyrtare greke, po mbahen më shumë se 10 mijë migrantë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>