Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, do të nxjerrë në pah përvojën që ka fituar në Barcelonë, gjatë muajve të fundit të pozitës së tij si trajner i kampionëve të Bundesligës.
Guardiola do të largohet nga Bayern në fund të sezonit – duke shfaqur dëshirën që të punojë me ndonjë ekip të Premier Ligës – dhe të premten ai do të jetë krah skuadrës së tij kundër Hamburgut.
Bayern-i është rrugës që të fitojë titullin e katërt në Bundesligë, dhe Guardiola është deklaruar se është shumë i gatshëm që ta përballojë presionin.
“E di fare mirë se çfarë është presioni që nga koha kur isha në Barcelonë, dhe di se si ta përballoj”, ka thënë Guardiola.