Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Kerry e Putin takohen sot në Moskë

$
0
0

Kremlini ka njoftuar sot se gjatë vizitës së tij në Moskë, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, më 15 dhjetor, do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sekretari për media në zyrën e presidentit rus, Vladimir Putin, Dimitri Peskov, tha sot se veç me Putin, Kerry do të takohet edhe me Ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Departamenti Amerikan i Shtetit, më 11 dhjetor, pati bërë me dije se zoti Kerry gjatë vizitës në Moskë do të takohet me zotin Putin, transmeton REL.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Jon Kerry, kanë rënë dakord mbi nevojën e finalizimit të një liste me grupet islamiste terroriste.

Lajmi është kumtuar nga agjencia ruse e lajmeve, RIA, e cila e ka cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Ruse, të ketë thënë se Lavrov dhe Kerry kanë biseduar gjatë ditës së sotme në telefon, në prag të vizitës në Moskë të Sekretarit amerikan.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>