Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 36374 articles
Browse latest View live

Asfaltohen rrugët në këto dy fshatra të Podujevës (Pamje)


Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur

$
0
0

Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht në Prishtinë. Policia njofton se rasti ka ndodhur më 22 gusht, derisa i dyshuari gjendet në arrati.

“Prishtinë 22.08.2024-11:40. Me 23.08.2024 viktima femër kosovare e mitur, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.

Rasti është në procedurë hetimore.

The post Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur appeared first on Llapi.info.

Podujevë; Ndërron jetë Alim (Mon) Selmani (Foto)

Aksident i rëndë, një i vdekur dhe tre të lënduar

$
0
0

Një aksident me fatalitet ka ndodhur orët e vona të mesnatës të së shtunës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, fshati Komoran, ku të përfshira kanë qenë dy automjete, një veturë dhe një kamion.
Nga aksidenti ka humbur tragjikisht jetën një person, teksa tre persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë shtuar se njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.

The post Aksident i rëndë, një i vdekur dhe tre të lënduar appeared first on Llapi.info.

Pamje nga aksidenti ku vdiq një person dhe u lënduan tre të tjerë

$
0
0

Një aksident me fatalitet ka ndodhur orët e vona të mesnatës të së shtunës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, fshati Komoran, ku të përfshira kanë qenë dy automjete, një veturë dhe një kamion.
Nga aksidenti ka humbur tragjikisht jetën një person, teksa tre persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë shtuar se njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.

The post Pamje nga aksidenti ku vdiq një person dhe u lënduan tre të tjerë appeared first on Llapi.info.

Deshifrimi që Gjykata i bëri mesazheve të Sekiraqës dhe njerëzve të tij në kohën kur dyshohej se Triumf Riza përcillej nga ta

$
0
0

Aktgjykimi i Gjykatës së Prishtinës ka konstatuar se vrasja e ish-zyrtarit policor, Trium Riza, ishte e planifikuar dhe se kjo rezulton nga mesazhet e dërguara, në të cilat sipas gjykatës kuptohet qartë që Riza po përcillej nga Grupi i Sekiraqës, raporton Kallxo.com.

Gjykata ka vërtetuar se konflikti i parë mes Enver Sekiraqës dhe Triumf Rizës kishte ndodhur në periudhën e vitit 2000-2001, kur Riza kishte filluar punën si zyrtar policor dhe faktin se po zbatonte ligjin dhe ndaj tani Sekiraqës.

Në Aktgjykimin e saj, Gjykata ka konstatuar se lidhshmëria e Rizës me dëshmitaren A.I. ishte një motiv i radhës për hakmarrje.

“Është në interes të rrjedhës së ngjarjes të specifikojmë edhe njëherë faktin se pas lidhjes së T. me tani dëshmitaren A.I., motivet hakmarrëse të tani akuzuarit E.S. ndaj të ndjerit ishin të qarta dhe sulmet, kërcënimet e përcjelljet nga E.S. personalisht dhe nga grupi i tij tani më nuk kishin të ndalur, sepse dëshmitarët, njerëzit e afër të T. rrëfejnë se intensiteti vetëm sa rritej dhe se rasti i S., ishte indikacion i qartë se vendimi për vrasjen e T. tani më vetëm se ishte marrë nga E.S.” – thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht 2007, kur ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës, tre nga të cilët ishin vdekjeprurës për të.

Vetëm tri ditë para se të vritej Riza, personi me inicialet I.A. siç përshkruhet në aktgjykim të anonimiziuar, kishte dërguar një mesazh të koduar tek personi me inicialet Rr.A. duke i thënë se është duke u shëtitur me tashmë dorasin Arben Berisha para lokalit “AM/PM” për atë “shokun” që ishte fjala për përcjelljen e Rizës, pikërisht tek lokali ku prokuroria pretendon se Riza kalonte shumicën e kohës. Në fund të mesazhit të koduar bëhej pyetja se a është Qopa andej, duke ju referuar Sekiraqës.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës, pikërisht në ditën në të cilën ishte vrarë Triumf Riza tek, personi me inicialet F.A. kishte dërguar një mesazh kodues tek personi me inicialet I.A., duke lënë të nënkuptohet që Riza ishte nën përcjelljen e grupit të Sekiraqës.

“Vetura e kojshive është në parkingun e G”“Kojshia” sipas aktgjykimit është fjala për T.R. pasi në çastin kur është dërguar ky mesazh, nga F.A., T.R ka qenë në Hotelin G: së bashku me policin – dëshmitarin B.Sh., ndërsa vetura e T.R ka qenë e parkuar në parkingun e Hotel “G”. F.A. e ka mohuar se ka qenë te ‘Hotel G’ në atë kohë dhe ka përdorur alibinë, se kishte dërguar nënën e tij në Shtëpinë e Shëndetit “Te Xhamia e Llapit”, mirëpo pasi është verifikuar në Shtëpinë e Shëndetit, emri i nënës së F.A. nuk figuronte askund që kishte bërë vizitë mjekësore.

Sipas aktgjykimit vetëm katër ditë para vrasjes më datë 26.08.2007, në ora 22:06 min, F.A. kishte kontaktuar dorasin Arben Berisha duke i thënë “O daj sun rri zon të huj vet kty u a don me dal a jo a” .

Sipas Gjykatës F.A. ishte punëtor tek Sekiraqa dhe i njëjti ishte roje e veturës.

Tutje sipas aktgjykimit po ashtu atë ditë, më 30.08.2007, në ora 14:08 min, Rr.A. ka kontaktuar me I.A. me përmbajtje: “A po vjen ku pinum boronica at dit e pim ka nja”.

Ndërsa në ora 15:00 Rr.A ka kontaktuar me A.B. me përmbajtje “Rri qatu hin mrena se mir je ma von të thirri”.

Gjithnjë sipas aktgjykimit ky mesazh ishte shkëmbyer derisa dorasi Arben Berisha në këtë kohë ka qenë tek “Kompleksi Sante” duke e pritur viktimën Triumf Rizën i cili ishte në kafiteri që ndodhet po ashtu në të njëjtin kompleks.

Pasi Riza, sipas aktgjykimit, del nga kafiteria dhe shkon te vetura e tij, qëllohet me armë zjarri nga tani i dënuari Arben Berisha.

“Në kuadër të shqyrtimit gjyqësorë të datës 11.07.2023, është konsideruar si e lexuar deklarata e dëshmitarit J.T. të dhënë në shqyrtimin kryesor të datës 30.11.2015, detektiv me gradën rreshter në Byron Shtetërore të Hetimeve në Finlandë, dhënë në seancën e shqyrtimit gjyqësor të datës 30.11.2015, lidhur me rrethanat e ekzaminimit të pajisjes “DVR”, të kamerës së lokalit S, e konfiskuar me rastin e bastisjes së lokalit, si dhe kishte krijuar hartën e lokacioneve të antenave të operatorit Vala, në mënyrë manuale, që tregon numrin mobil të caktuar të përdorur në një periudhë të caktuar kohore, në një zonë të caktuar. Meqë provat materiale, qoftë nga bastisjet, qoftë nga hartografia janë vërejtje të Gjykatës së Apelit, përkitazi me ligjshmërinë e tyre, kjo gjykatë nuk do të lëshohet më tej në elaborimin e kësaj deklarate.” – thuhet në aktgjykim.

Sekiraqa për herë të tretë më 03.05.2024 është shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës, e cila e ka dënuar me 25 vjet dënim me burgim për shtytje në vrasjen e Rizës.

Gjykata e Prishtinës ka ardhur me konstatim se vrasja e policit Triumf Riza nga i dënuari Arben Berisha ka qenë e shtytur nga Enver Sekiraqa.

“Gjykata ka krijuar bindjen se ditën kritike është shtytur vrasja e T.R nga E.S. ku kishte organizuar nga zyra e tij vrasjen e tani të ndjerit – duke shtytur kështu A.B. që ta privoj nga jeta T.R. për motive e tija të ulëta personale e hakmarrëse”- thotë arsyetimi i aktgjykimit 156-faqësh.Sipas Gjykatës së Prishtinës është specifikuar se pas lidhjes që kishte krijuar Riza me dëshmitaren A.I. ishin bërë të qarta motivet hakmarrëse të Sekiraqës ndaj pjesëtarit të Policisë së Kosovës (atëherë Shërbimi Policor i Kosovës)

Sekiraqa, që nga 17.05.2024 vazhdon të mbetet në arrati.

The post Deshifrimi që Gjykata i bëri mesazheve të Sekiraqës dhe njerëzve të tij në kohën kur dyshohej se Triumf Riza përcillej nga ta appeared first on Llapi.info.

Sulmohet fizikisht një polic i Kosovës

$
0
0

Janë arrestuar dy person në Vushtrri, pasi të njëjtit, i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Ndërkaq, njërin nga zyrtarët policor është sulmuar fizikisht, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit derisa ishin në veturë duke mos i respektuar urdhrat i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Sulmohet fizikisht një polic i Kosovës appeared first on Llapi.info.

Dy ndeshje interesante në Superligë, Llapi në “Zahir Pajaziti”

$
0
0

Sot nis xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizaj, i cili ka befasuar për mirë në këtë start me një fitore dhe një barazim do të ketë punë me skuadrën e Prishtinës.

Llapi, që gjithashtu ka katër pikë në dy xhirot e para do ta presë në “Zahir Pajaziti” skuadrën e Malishevës.

Nesër luhen edhe dy ndeshje tjera, kurse përballja mes Dritës dhe Suharekës është shtyrë për shkak të angazhimeve të gjilanasve në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Kujtojmë se gjithashtu është ndryshuar ora e fillimit të ndeshjeve, teksa tani duelet e Superligës nisin nga ora 16:00.

The post Dy ndeshje interesante në Superligë, Llapi në “Zahir Pajaziti” appeared first on Llapi.info.


Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikëkalimet kufitare

$
0
0

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit rreth gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.

Aktulisht pritjet për të dalë nga Kosova nga pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në një orë.

Në Jarinje, pritjet janë 20-30 minuta e Merdare 10-15 minuta.

Ndërkohë, në pikëkalimet tjera kufitare, mund të kalohet kufiri për 3-5 minuta.

The post Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikëkalimet kufitare appeared first on Llapi.info.

Elshani paralajmëron serbët rreth patentë shoferëve: Nga e hëna nisim me gjoba

$
0
0

Dje ka përfunduar afati ligjor për konvertimin e patent-shoferëve ilegalë në të Republikës së Kosovës. Numri i aplikimeve është 6 mijë e 509. Por, çfarë do të ndodhë me ata që nuk kanë aplikuar për konvertimin e patent-shoferëve?

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se gjatë fundjavës policia do të jep vërejtje në rast se has në persona me patent-shofer ilegal, e të hënën nga ora 08:00 do të fillonjë me procedura kundërvajtëse.

“Kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme”, deklaroi Elshani.

“Në rast se hasim dikë që ka rast emergjent, ne e përcjellim deri në spital. Nëse është dikush që nuk ka patentë shofer, është tiketa e cila shqiptohet për gjykatë 500-1500 euro (pastaj varet se sa e shqipton gjykata dënimin), sillet një person tjetër me patentë shofer valid për ta ngarë atë veturë dhe vazhdon rrugën ose duhet ta largojë veturën nga rruga. Është procedurë normalë që shqiptohet çdokund”, shtoi ai.

Elshani ka deklaruar se nuk presin ndonjë problem në terren. Ai tha se situata e sigurisë në veri është e qetë.

“Situata e sigurisë ne veri është e qetë, është delikate marr parasysh zhvillimet politike që ndodhin. Por për ne është me rëndësi që në rast se ndodh diçka, të kemi mundësi të reagojmë, gjithnjë duke mbajtur në mend që ne jemi këtu për të ofruar shërbim dhe ta mbrojmë popullatën sikurse në Pejë, Gjilan, Prizren, Prishtinë e kudo tjetër”.

“Ne jemi këtu në secilin vend. Për ne është me rëndësi që nuk ka zonë që ne nuk ecim, nuk lëvizim, nuk hyjmë e nuk ndërhyjmë nëse ka nevojë, e në rast se ndodh diçka, do të shohim se si të reagojmë”, tha Elshani në Klan Kosova.

The post Elshani paralajmëron serbët rreth patentë shoferëve: Nga e hëna nisim me gjoba appeared first on Llapi.info.

Gjendet një qantë në Podujevë, brenda saj gjenden tri kuleta dhe një kartelë bankare (Pamje)

Goditet nga vetura një person në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, vdes në vend

Shumë e dhimbshme; Personi që vdiq nga goditja e veturës është një vajzë 18 vjeçare (EMRI&PAMJE)

$
0
0

Para gjysmë ore një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se një këmbësore ka vdekur, pasi një veturë në lëvizje e ka goditur atë.

Sinjali mëson se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.

Gjithashtu, mësohet se shoferja është arrestuar dhe është lënduar rëndë.

Screenshot

The post Shumë e dhimbshme; Personi që vdiq nga goditja e veturës është një vajzë 18 vjeçare (EMRI&PAMJE) appeared first on Llapi.info.

Kjo është shoferja që aksidentoi për vdekje 18 vjeçaren tek ‘Central Parku’ në Fushë Kosovë

$
0
0

Para gjysmë ore një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se një këmbësore ka vdekur, pasi një veturë në lëvizje e ka goditur atë.

Viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.

Ndërsa, shoferja që godit për vdekje 18 vjeçaren është Elona Mjeku- rreth 24 vjeçe.

Nga informacionet e para thuhet se 24 vjeçarja është arrestuar dhe pasi ka pësuar lëndime të rënda është dërguar në QKUK për trajtim.

The post Kjo është shoferja që aksidentoi për vdekje 18 vjeçaren tek ‘Central Parku’ në Fushë Kosovë appeared first on Llapi.info.

Tri aksidente me fatalitet ditën e djeshme në Kosovë

$
0
0

Tri aksidente me fatalitet janë regjistruar ditën e shtunë në Kosovë.

Në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë një këmbësore e moshës 18-vjeçare mbeti e vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë. Shoferja e veturës poashtu pësoi lëndime trupore dhe policia e ndaloi atë për 48 orë.

Rasti tjetër ishte në fshatin Korishë të Prizrenit, ku një veturë goditi një biçikletë në të cilën ndodhedhin dy fëmijë. Njëri nga ta nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe vdiq në QKUK.

Ndërsa në Komoran, pati një aksident mes një veture dhe kamioni ku si pasojë shoferi i veturës vdiq.

Njoftimi i policisë:

AKSIDENT KOMUNIKACIONI RRUGOR ME FATALITET

Rruga Prishtinë-Fushë Kosovë,24.08.2024-20:39. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALE

Fsh. Korishe-Prizren, 24.08.2024-18:50. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Nacionale Pejë-Prishtinë (Komoran), 24.08.2024-00:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni. Si pasojë drejtuesi i veturës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tri pasagjeret femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

The post Tri aksidente me fatalitet ditën e djeshme në Kosovë appeared first on Llapi.info.


Rrethi para Urës së Ibrit po bëhet fontanë

$
0
0

Punimet afër urës kryesore të Ibrit janë duke vazhduar për ditë me radhë.

Rrethi jugor para Urës së Ibrit është duke u punuar e zbukuruar në një fontanë.

Më 13 gusht të këtij viti, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e ka publikuar raportin mbi gjendjen fizike të Urës së Ibrit, për të cilën tha se është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Sipas Durmishit, raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi Lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë, sipas tij, mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.

“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”.

“Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, shkroi Durmishi.

The post Rrethi para Urës së Ibrit po bëhet fontanë appeared first on Llapi.info.

Vetura godet dy fëmijë, njëri vdes – tjetri në spital

$
0
0

Policia ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Korishë të Prizrenit, ku kanë qenë të përfshira një automjet me targa vendore dhe një biçikletë, ku ishin dy fëmijë.

Njëri prej fëmijëve është dërguar në Repartin Ortopedit në Prizren, ndërsa tjetri në QKUK.

Viktima që ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka vdekur pas mesnate.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALE- Fsh. Korishe-Prizren, 24.08.2024-18:50. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.”

The post Vetura godet dy fëmijë, njëri vdes – tjetri në spital appeared first on Llapi.info.

Kërkesë për ndihmë të shpejtë financiare për Ilir Zekën, babain e dy fëmijëve

$
0
0

Për shkak të një aksidenti të rëndë, Ilir Zeka, 41 vjeçar, baba i dy fëmijëve, ka nevojë për trajtim urgjent në një institucion shëndetësor jashtë vendit.

Ky trajtim ka një kosto prej mbi 25,000 Euro, një shumë që familja e tij nuk është në gjendje ta mbulojë për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Familja Zeka kërkon ndihmën tuaj të shpejtë për të mbështetur Ilirin në këtë periudhë të vështirë.

Kontributet mund të dërgohen në: Emri i bankës: Raiffeisen Bank Emri i llogarimbajtësit: Fatmir Zeka (vëllau) Numri i llogarisë: 1503001005732110

Për dërgesat nga jashtëvendit: XK051503001005732110

Numri kontaktues i familjes: +38349383835

The post Kërkesë për ndihmë të shpejtë financiare për Ilir Zekën, babain e dy fëmijëve appeared first on Llapi.info.

“Veç nja të kom pasë o dritë…”, postimi prekës i dajës së 10-vjeçarit që u godit për vdekje

$
0
0

Në media sot u raportua për një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Korishë të Prizrenit, ku si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe biçiklete, dy fëmijë kanë marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast njëri prej tyre ka gjetur tragjikisht vdekjen.

Siç mësoi, Sinjali, dy fëmijët ishin duke drejtuar biçikletën, njëri shoqërues dhe tjetri në cilësinë e pasagjerit, ku u goditën nga një automjet.

Sinjali mëson se viktima është 10 vjeçar, quhet Ajan dhe vjen nga fshati Reshtan i Suharekës.

Ndërkaq, personi që e goditi atë me makinë është Ylli Ahmetaj i moshës 23 vjeçare (nga Korisha), tashmë i arrestuar nga Policia e Kosovës.

10 vjeçarin e ka kujtuar me shumë dhimbje edhe daja i tij, ku shkruan se “veç nja të kom pasë o dritë…”

Postimi pa ndërhyrje i dajës së 10 vjeçarit:

“O Ajan Shqipnija, qou o burr e maje fjalen qe ma ke dhan e nuk ban me u dorzu kshtu o Ajan Shqipnja, mpate than qe ki me u rrit me u ba si daja e me punu bashk me dajen, e patem ni dashuri te njejt o Ajan e besa te ardhke ran mos me te thirr Ajan Shqipnija e sot ja ktheve shpinen dajes e sdi qysh mujte veq dije se dajen e ke marr me veti o drit e shpirtit o fmij i pa sherr daja veq nja te ka pas e nja ke me met njet tem o burr i fort. Pusho ne Xhehnet shpirt i bardh. Ajan, dashni qe ske me u shterr kurr e ty daja do tmaj nzemer gjithe jeten ne at zemer qe e pata da per ty”.

Kujtojmë se fëmija tjetër i cili ishte bashkë në biçikletë me 10 vjeçarin që ndërroi jetë, po vazhdon të trajtohet në Repartin Ortopedik në Prizren.

The post “Veç nja të kom pasë o dritë…”, postimi prekës i dajës së 10-vjeçarit që u godit për vdekje appeared first on Llapi.info.

Një 60 vjeçar gjendet pa shenja jete në qendrën e masazhit “Queen” në Prishtinë

$
0
0

Një person është gjetur pa shenja jete në njërën nga qendrat e masazhit, në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një burrë rreth të 60-ve i cili u gjet i vdekur në “Queen Massage”, në Dragodan.

Vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

Viktima ende nuk është identifikuar nga Policia, pasi burri nuk ishte dokumente identifikimi me vete në momentin kritik.

Në vend të ngjarjes, siç mëson Gazeta Sinjali, janë gjetur edhe disa vajza që punojnë në qendrën e masazhit, “Queen Massage”.

Me procedurat të tjera të rastit, do të merret Prokurori i çështjes.

The post Një 60 vjeçar gjendet pa shenja jete në qendrën e masazhit “Queen” në Prishtinë appeared first on Llapi.info.

Viewing all 36374 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>