Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all 35903 articles
Browse latest View live

Blerim Kuçi largohet nga AAK, jep dorëheqje nga të gjitha strukturat

$
0
0

Blerim Kuçi, ish kryetar i Suharekës, dhe nënkryetar i AAK’së, ka vendosur ta ndërprejë aktivitetin e tij në këtë parti.

Gazeta Online Reporteri.net, ka mësuar se Kuçi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e AAK’së dhe nuk do të merr pjesë në garën e brendshme zgjedhore të partisë, proces i cili është në vazhdim e sipër.

Kuçi i cili gjatë karrierës së tij politike në AAK, ka ushtruar pozita të larta drejtuese në parti, por edhe në ekzekutiv si ministër në kohën kur kjo parti ishte pjesë e koalicionit qeverisës me LDK’në, nuk dihet nëse aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë në ndonjë parti tjetër.

The post Blerim Kuçi largohet nga AAK, jep dorëheqje nga të gjitha strukturat appeared first on Llapi.info.


‘Çartet’ 25-vjeçari që shkaktoi aksident, kërcënon policët që dolën në vendngjarje: Keni me ma pa sherrin

$
0
0

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Një rast i tillë është raportuar mbrëmë në fshatin Raushiq të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka filloi kur njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes ku një 25-vjeçar kishte goditur me veturë një fëmijë i cili ka pësuar lëndime trupore.

Gjatë kohës që policët po kryenin detyrën e tyre zyrtare duke bërë ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin, 25-vjeçari ka filluar të bërtas duke kërcënuar dy pjesëtarët e Policisë me fjalët “kush jeni ju që keni ardhë këtu”, “mua s’ma nin hiç kush jeni ju, keni me ma pa sherrin, ju edhe ata që ju udhëheqin, juve ua q*j”.

E në ndihmë policëve u kishte dalë rreshteri policori i cili po ashtu u përball me kërcënimet e shoferit që shkaktoi aksidentin, duke i thënë “ta njoh fytyrën unë ty” dhe “ke me ma pa sherrin”.

Për shkak të sjelljeve të tij, 25-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

The post ‘Çartet’ 25-vjeçari që shkaktoi aksident, kërcënon policët që dolën në vendngjarje: Keni me ma pa sherrin appeared first on Llapi.info.

Shembet ura në fshatin Dobërdol të Podujevës

$
0
0

Është shkatërruar tërësisht ura në fshatin Dobërdol të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Në pamjet që kanë publikuar nga ky fshat, shihet se mbi të kanë kaluar automjete me peshë të rënda, për çka, e njëjta është në tokë.

“Ura në lagjen e Selmanajve është shembur si në pamjet në foto, do  të thotë ura në këtë lagje më nuk është funksionale. Është papërgjegjësi totale e personave që kanë ngasur këto mjete pune që në një urë të vjetër e me fortësi të vogël të kalojnë me gjithë këto peshë të rënda. Kush e vuan gjithë këtë situatë, padyshim që banorët e lagjes dhe në veçanti fëmijët që sot nuk e dinë se do të shkojnë në shkollë. Lusim organet kompetente të merren me rastin në fjalë”, thuhet në postim.

Ndaj këtij rasti kanë reaguar edhe këshilltarë komunalë opozitarë në Kuvendin e Komunës së Podujevës.

“Nga banorët e fshatit Dobër jemi njoftuar që sot ura në njërën prej lagjeve të tyre është dëmtuar rëndë. Kjo urë, përveç që paralizon lagje të këtij fshati, paraqet edhe rrezik për banorët, veçmas për nxënësit. U bëjmë thirrje instancave komunale, shërbimeve publike, që të merrem me këtë çështje”, ka shkruar këshilltari i LDK-së, Qëndrim Softolli./Llapi.info

The post Shembet ura në fshatin Dobërdol të Podujevës appeared first on Llapi.info.

Trusti / Lajmërohet sërish Duda Balje: Shihemi në Kuvend

$
0
0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje e cila në komisionin për Buxhet dhe Transfere abstenoi, ka shkruar sërish në faqen e saj në Facebook.

Ajo ka thënë se vota e saj do të jetë PËR në momentin kur projektligji do të dërgohet në Kuvend.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, vota ime sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është vota e Grupit Parlamentar Multietnik, nuk kemi qenë kundër, në raport me votat 4 me 4 vendimi ka qenë abstenim. Shihemi për votat në Parlament në momentin e votimit, ku çdo deputet do të votojë në emrin e tij personal!
Ps. Nuk kisha të drejtë të votoja në emrin tim sot!

The post Trusti / Lajmërohet sërish Duda Balje: Shihemi në Kuvend appeared first on Llapi.info.

Deputetja e VV që i tha JO trustit, por në vitin e kaluar tërhoqi kaq para

$
0
0

Sot i tha jo tërheqjes së mjeteve nga Trusti por në 2020-ën, Jeta Statovci kishte tërhequr 10% të Trustit.

Deputetja e Vetëvendosjes siç shihet nga të dhënat në Agjencinë Kundër Korrupsion kishte tërhequr 480 euro.

Statovci ka deklaruar se ka të hyra 15 mijë e 545 euro, derisa si ligjëruese në një kolegj privat ajo ka deklaruar 740 euro, dhe 117 euro mëditje.

Ajo ka deklaruar një veturë në vlerë 9 mij ëe 900 euro si dhe para të gatshme në bankë 11 mijë e 421 euro. Ka deklaruar shtëpi dhe truall 1200 metra katror, si dhe një tokë tjetër në sipërfaqe prej mbi 13 mijë metra katror, si trashëgimi nga prindi.

Tërheqja prej 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19. Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti kishte njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues.

Ndërkaq edhe tërheqjen e kursimeve pensionale, qytetarët e shohin ndihmesë të madhe për të përballuar trendin e rritjes së çmimeve të konsumit.

Të enjten pritet të mbahet protestë para Kuvendit për lejimin e tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti./Insajderi

The post Deputetja e VV që i tha JO trustit, por në vitin e kaluar tërhoqi kaq para appeared first on Llapi.info.

Shtyhet afati për aplikim për subvencione në bujqësi

$
0
0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton fermerët se është shtyrë afati për aplikim për subvencione për vitin 2022.

Afati i fundit për aplikim tash është vendosur 1 qershori, njofton Ministria.

Sipas Ministrisë, kjo shtyerje vjen si pasojë e kërkesave të fermerëve që nuk kanë mundur të aplikojnë brenda afatit të paracaktuar.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2022 është zgjatur deri më 01 qershor 2022 ora 16:00.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022”, kanë deklaruar nga Ministria e Bujqësisë në njoftim për media.

The post Shtyhet afati për aplikim për subvencione në bujqësi appeared first on Llapi.info.

AKP hap valën e 55-të të privatizimit, Hoti: Çka po ndodh?

$
0
0

Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka hapur valën e 55-të të shitjes të aseteve ku përfshihen toka dhe lokale afariste.

E lidhur me këtë zhvillim ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Hoti e ka pyetur se çka po ndodh me vendimin e marrë nga qeveria që udhëhoqi ai dhe kjo aktuale ku është ndaluar privatizimi i mëtutjeshëm i aseteve nga AKP.

“Çfarë po ndodh me Agjencinë Kosovare të Privatizimit?! Paska hapur valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka dhe lokale afariste e asete të tjera. A është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?!”- tha Hoti.

The post AKP hap valën e 55-të të privatizimit, Hoti: Çka po ndodh? appeared first on Llapi.info.

Qeveria ndan 35 milionë euro për ekzekutimin e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

$
0
0

Në mbledhjen e sotme ekzekutivi kosovar ka ndarë 35 milion euro për zbatimin e premtimit për ndarjen e nga 100 eurove për të punësuarit në sektorin privat.

Kjo shumë do tu ndahet të gjithë punëtorëve të sektorit privat që marrin pagë mujore deri në 1000 euro bruto.

Kjo sipas vendimit të qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për të gjithë punëtorët e sektorit publik e atij privat, studentëve e pensionistëve.

Në këtë mbledhje elektronike , qeveria ka ndarë edhe 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Nga kjo masë kanë përfituar ose do të përfitojnë rreth 800 mijë persona.

The post Qeveria ndan 35 milionë euro për ekzekutimin e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat appeared first on Llapi.info.


Tahiri – Qeverisë: Kah jeni nisë? Kthjelluni!

$
0
0

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës pasi i tha jo Trustit, sipas tij, me vetëdije po e dërgon vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë që Ligji i Pagave është harruar plotësisht.

“Trustit i thatë jo, me vetëdije po e dërgoni vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore. Ligji i Pagave është pluhurosur në sirtaret e zyreve të juaja e qe besa 100 euro ende nuk i dhatë për punëtorët e sektorit privat. Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni”, ka shkruar tutje Tahiri.

The post Tahiri – Qeverisë: Kah jeni nisë? Kthjelluni! appeared first on Llapi.info.

E dhimbshme: Ndërron jetë 20-vjeçarja që u godit nga vetura

$
0
0

Ka ndërruar jetë, e reja E. Avdullahu nga Krusha, e cila ishte aksidentuar më 17 maj në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Indeksonline mëson se e ndjera ishte 20-vjeçare.

Policia e Kosovës në njoftimin e saj kishte bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

The post E dhimbshme: Ndërron jetë 20-vjeçarja që u godit nga vetura appeared first on Llapi.info.

Punon për kompaninë e njohur të veturave, kosovari tregon si u bë kryeinxhinier në Volvo

$
0
0

Është vetëm 24 vjeç dhe ka arritur që të bëhet pjesë e një prej kompanive më të rëndësishme të makinave. Ndriqim Gojani jeton prej vitesh në Suedi. Ai tashmë punon në fabrikën e markës së njohur, “Volvo”.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se si u bë pjesë e kompanisë.

I riu nga Gjakova tregoi se kishte qenë vetë kompania që e kishte kontaktuar përmes LinkedIn. Ai është kryeinxhinier dhe bashkë me ekipin e tij drejton projekte të ndryshme inovative. “Kur isha 16 vjeç nisi pasioni për automobilat dhe për zhvillim produkti. Më kontaktuan nga faqja e LinkedIn.

Më kontaktuan ata se kishin dëgjuar për mua. Puna është më shumë është me zhvillimin e makinave. Kam punuar me zhvillimin e makinës, tani po punoj me airbag dhe me timonët.“, tregoi 24 vjeçari. Megjithatë, ai nuk i shpëtoi dhe pyetjes tipike. Sa e ka rrogën? Ai tregoi se rroga shkon mbi 3 mijë euro.

/abcnews.al

The post Punon për kompaninë e njohur të veturave, kosovari tregon si u bë kryeinxhinier në Volvo appeared first on Llapi.info.

Tërheqja e mjeteve nga Trusti, Haxhiu: Deputetët janë në presion nga qeveria të mos e votojnë këtë projektligj

$
0
0

Komisioni për Buxhet dhe Transfere s’ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit shqyrtimi i ligjit që mundëson tërheqjen prej 30 për qind nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, lidhur me këtë ka thënë që deputetët janë në presion nga qeveria që të mos e votojnë këtë projektligj.

“Në komision është votuar 5 vota pro dhe 5 vota kundër dhe një abstenim – sipas procedurës parlamentare tash projektligji vjen në seancën e kuvendit pa rekomandim të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. Shkon në Kryesi dhe që ta fusin në rend të ditës për seancë”, tha ai në Klan Kosova.

“Dyshoj se mund të ketë një prolongim edhe nga ana e kryesisë – ky projektligj është dashur që të trajtohet më herët dhe në afatin ligjor është dashur që nesër të jetë në rend të ditës. Komisioni Parlamentar të paktën ta trajtonte një javë ose 10 ditë më herët”.

“Është prolonguar që ky projektligj të trajtohet në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere me qëllim që të ushtrohet presion mbi deputetët për të ndryshuar mendimin dhe për të votuar kundër këtij projektligji. Kam biseduar edhe me deputetë të mazhorancës dhe të minoriteteve në lidhje me këtë. Sot Duda Balje tha që ka pasë një presion, është deklaruar pro këtij projektligji, por për shkak të ndikimit të qeverisë dhe disa deputetëve të minoriteteve në komision ka prezantuar qëndrimin e grupit parlamentar dhe për këtë arsye abstenoi”, tha Haxhiu.

The post Tërheqja e mjeteve nga Trusti, Haxhiu: Deputetët janë në presion nga qeveria të mos e votojnë këtë projektligj appeared first on Llapi.info.

Krasniqi emëron një “ministre” të Mbrojtjes në Kabinetin për Qeverisje të Mirë

$
0
0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka prezantuar Koordinatoren e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë.

Në krye të kësaj detyre, i pari i PDK-së e ka caktuar Besa Kabashi-Ramaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një video prezantimi, kreu i PDK-së u shpreh entuziast se një eksperte për siguri kombëtare dhe mbrojtje, siç është Besa Kabashi-Ramaj, do ta udhëheq njërin prej departamenteve më të rëndësishme të Kabinetit për Qeverisje të Mirë në PDK.

“Besa ka mbi 10 vjet përvojë në fushën e sigurisë dhe çështjeve ndërkombëtare, sigurisë kombëtare, politikave publike, sektorit të sigurisë dhe reformave në fushën e mbrojtjes. Përveç në Kosovë, Besa ka studiuar dhe ka punuar në SHBA dhe Evropë, me ekipe ndërkombëtare dhe ndërkulturore, në fushat e sigurisë kombëtare, reformës në sektorin e sigurisë, si dhe mbrojtjes dhe sigurisë njerëzore. Me përvojën e saj, bashkë me një ekip shembullor brenda Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, Besa do të udhëheqë punën në ofrimin e alternativës sonë për fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, që do të jenë ndër fushat prioritare të KQM-së“, theksoi Krasniqi.

Po ashtu edhe Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, Besa Kabashi-Ramaj u shpreh mirënjohëse për besimin e dhënë në këtë detyrë, duke thënë se siguria kombëtare duhet të jetë baza e shtetit të Kosovës, të ndërtuar me mund e sakrificë.

“Vetëm së bashku mund të krijojmë një të ardhme të sigurt, një të ardhme që fëmijët tanë ta konsiderojnë ta kenë këtu, në Kosovë, e jo diku larg saj. Prandaj, në ndërtimin e Platformës së Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, ftojmë dhe presim bashkëpunim të ngushtë, që nga partitë tjera e deri tek shoqëria civile, ekspertët e fushës, partnerët ndërkombëtarë, e mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës, shqetësimet e sigurisë të të cilëve do t’i dëgjojmë me vëmendje”, tha Kabashi-Ramaj.

The post Krasniqi emëron një “ministre” të Mbrojtjes në Kabinetin për Qeverisje të Mirë appeared first on Llapi.info.

Çitaku për Kurtin: Vizita në SHBA kualifikohet si studimore, tani po viziton fabrikat e çokollatave në Zvicër

$
0
0

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Kurti për qëndrimin e tij jashtë Kosovës.

Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, këtë qëndrim të Kurtit në SHBA fillimisht, e më pas në Zvicër, e ka quajtur të papërgjegjshëm dhe të paprecedan.

Tutje ajo ka ironizuar me vizitën e tij të fundit në një fabrikë të çokollatave në Zvicër.

“E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar njê fabrikë të çokolladave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti. Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka shkruar ajo.

The post Çitaku për Kurtin: Vizita në SHBA kualifikohet si studimore, tani po viziton fabrikat e çokollatave në Zvicër appeared first on Llapi.info.

Mashtrohet qytetari: Automekaniku ia merr 900 euro dhe s’ia ndreq veturën

$
0
0

Një 50-vjeçar nga Prishtina ka rënë në prangat e Policisë gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet se e ka mashtruar një person, lidhur me rregullimin e një veture, rast ky që ka ndodhur para shumë muajsh, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për të dyshuarin V.V., i cili dyshohet për mashtrim, pasi kishte shkelur marrëveshjen që kishte bërë me një qytetar për t’ia rregulluar veturën.

Për t’ia rregulluar automjetin, i dyshuari i kishte kërkuar viktimës një shumë të parave prej 900 euro. Por përveç që nuk e kreu punën siç u morën vesh, qytetari mbeti edhe pa para, pasi i dyshuari nuk ia ktheu më të hollat që ia mori.

Si në shumë raste të tjera edhe këtë herë, rasti u raportua shumë muaj pasi ka ndodhur. Qytetari që u mashtrua vendosi që gjatë ditës së djeshme ta denoncojë të dyshuarin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur të dyshuarin, i cili pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit.

The post Mashtrohet qytetari: Automekaniku ia merr 900 euro dhe s’ia ndreq veturën appeared first on Llapi.info.


Podujeva – në mesin e komunave që do të përfitojë më së shumti nga projektet e reja të ministrive të Qeverisë Kurti

$
0
0

Kamenica, Vitia dhe Podujeva janë tri komunat që pritet të përfitojnë më së shumti nga projektet e reja kapitale të ministrive.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti GAP i cili këtë të enjte publikoi raportin “Ligji për Buxhet 2022: Favorizimet dhe diskriminimet e komunave në investime kapitale?”.

“Qëllimi i këtij raporti është të analizojë shpërndarjen e projekteve kapitale të ministrive nëpër komuna si dhe të tregohet nëse ka pasur favorizim apo diskriminim për komuna në baza partiake”, thuhet në raportin e GAP-it.

Tutje, në raport thuhet se gjatë vitit 2022, 20 komuna do të përfitojnë nga projektet e reja të ministrive (në vlerë rreth 10.3 milionë).

“Nga këto projekte të reja, në raport me përqindjen e investimeve kapitale krahas popullsisë, Komuna e Kamenicës renditet e para me 27 euro investime për kokë banori. Pas saj radhiten komunat e Vitisë me 15.65 euro dhe e Podujevës me 14.54 euro”, thuhet në raport.

Ndërsa, nëse analizohen investimet për nga shuma, komunat të cilat do të përfitojnë më shumë janë Prizreni (rreth 1.9 milionë euro), Prishtina (rreth 1.5 milionë euro), Podujeva (rreth 1.2 milionë euro) dhe Gjakova (1 milion euro).

“Si rezultat i vazhdimit të projekteve të mëhershme, në Ligjin për buxhet 2022 kishte pak hapësirë për projekte të reja. Mbi 86.6 milionë euro apo 89% e projekteve të ministrive në komuna janë vazhdim i viteve të kaluara, ndërsa rreth 10.3 milionë euro janë projekte të reja. Njësoj si në vitin e kaluar, komunat e Junikut dhe Deçanit janë përfitueset më të mëdha në raport me përqindjen e tërë investimeve kapitale krahas popullsisë”.

“Ndërsa, komunat sikurse ajo e Shtërpcës dhe Graçanicës, përfitojnë më pak investime. Gjithashtu, Komuna e Junikut mbetet komuna më e privilegjuar, me 122.74 euro e gjithsej investimeve kapitale të ministrive për kokë banori, ndërsa Komuna e Graçanicës mbetet si komuna me investimet kapitale më të ulëta për kokë banori, përkatësisht me shumën 4.11 euro”, thuhet mes tjerash në raport.

Në përgjithësi, dallimi në mes investimeve të ministrive drejt komunave në këtë vit sipas GAP-it është më e ulët sesa në vitin e kaluar.

RAPORTI I GAP 

The post Podujeva – në mesin e komunave që do të përfitojë më së shumti nga projektet e reja të ministrive të Qeverisë Kurti appeared first on Llapi.info.

Rrahja për vdekje e personit me aftësi të kufizuara u dënua me 6 vjet, familja e viktimës është shumë e mllefosur

$
0
0

Me 6 vjet burgim është dënuar Bujar Shahini nga Gjykata në Ferizaj. Ai akuzohej se e ka rrahur një person me aftësi të kufizuar, i cili më pas kishte vdekur nga lëndimet e marra nga rrahja. Familja e viktimës është shumë e mllefosur me dënimin e dhënë sot, thotë avokatja e tyre.

Sot Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me gjashtë vite burgim Bujar Shahinin, për shkaktim të “lëndimit të rëndë trupor” ndaj 50-vjeçarit me aftësi të kufizuara Asllan Leskovci, i cili vdiq nga lëndimet e marra. Ngjarje ka ndodhur 21 shkurt 2021, në parkingun e pompës së derivateve në fshatin Bibaj të Ferizajt. Avokatja e palës së dëmtuar, Fehmije Gashi – Bytyqi, paralajmëron ankese në Gjykatën e Apelit dhe beson se kjo e fundit do ta rrisë dënimin.

E kontaktuar nga Gazeta Express, avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi, tha se i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë dhe se nuk ka pasur rrethana lehtësuese. Ajo tha se familja është shumë e mllefosur me vendimin e gjykatës.

“Pala e dëmtuar është e pakënaqur, dënimi ka qenë 5-15 vjet edhe ky s’e ka pranu fajësinë që ja kanë dhënë dënimin. Si përfaqësuese e palës së dëmtuar do të ushtroj ankesë kundër aktgjykimit kur të përpilohet. Unë e kam përfaqësu, nuk ka pas rrethana lehtësuese nuk e ka pranu fajësinë, do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit… Besoj që gjykata e Apelit do ta ngrisë dënimin”, tha Gashi – Bytyqi për Gazetën Express.

Lidhur me cilësimin e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”, avokatja tha: “Ajo ka qenë kompetencë e prokurorit, familja më vonë më ka angazhu”.

“Familja është shumë e mllefosur…Ai s’ka pa 40 për qind dhe është vërejtë nga pamja që është person me aftësi të kufizuara. E kanë lanë në emergjencë edhe kane thënë në rrugë e kemi gjetë, edhe këpucën ia kanë gjujtë”, tha tutje avokatja për Gazetën Express.

Gazeta Express kishte raportuar se Bujar Shahni kishte qëndruar disa ditë në arrati, por më pas ishte dorëzuar në polici.

Si e rrahu brutalisht Shahini 50-vjeçarin?

“Betimi për Drejtësi” raporton se, sipas aktakuzës, i pandehuri Bujar Shahini, akuzohej se më 21 shkurt 2021, rreth orës 15:14, në parkingun e pompës së derivateve të naftës “Hib Petrol”, në fshatin Bibaj, Komuna Ferizaj, me dashje i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupor A.L, person me aftësi të kufizuara.

Në akuzë thuhet se tani i ndjeri A., ishte në parkingun e “Hib Petrol”, duke biseduar me Osman Osmanin, kurse i pandehuri duke lëvizur me motoçikletën e markës “Yamaha”, atëherë tani i ndjeri e kishte fyer me fjalë duke ia sharë nënën, e pastaj ishte nisur në drejtim të aparateve për mbushje me derivate.

Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se i pandehuri ishte kthyer me motoçikletë në të njëjtin drejtim dhe ishte ndalur afër tani të ndjerit, i cili ishte ofruar afër motoçikletës duke e ngritur dorën lartë, kurse i pandehuri kishte zbritur nga motoçikleta dhe e kishte goditur me grusht në pjesën e fytyrës, nga e cila goditje tani i ndjeri ishte rrëzuar në shpinë duke u përplasur me pjesën e pasme të kokës në beton, ku kishte pësuar lëndime të rënda trupore – frakturë e bazës së kafkës dhe majtas deri në orbitë, të cilat lëndime shkaktojnë gjakderdhje të brendshme në tru.

Me këtë rast, thuhet se i njëjti transferohet në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë, ku ndërron jetë në ora 00:44 minuta.

Me këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga nen 186, par.5 lidhur me par.2, nënpar.2.1 të Kodit Penal.

Sipas dispozitivit II të kësaj aktakuze, i pandehuri Jeton Nuredini akuzohej se më 21 shkurt 2021, në Ferizaj nuk e kishte lajmëruar kryesin e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, edhe pse ka qenë në dijeni për identitetin e tij.

Aktakuza thotë se derisa kishte qenë së bashku me shokun e tij, të pandehurin Bujar Shahini para pikës së derivateve “Hip Petrol” në fshatin Bibaj, i pandehuri Shahini e kishte goditur me grusht në kokë të dëmtuarin A.L, siç përshkruhet në dispozitivin e I të kësaj aktakuze, atëherë i pandehuri Nuredini së bashku me të pandehurin Shahini, e dërgojnë të dëmtuarin me veturë deri në QMF-2 në Ferizaj, pa dhënë informacione për identitetin e tyre, me arsyetimin se të dëmtuarin e kanë gjetur në rrugë, pastaj i pandehuri me veturën e tij e kishte dërguar të pandehurin Bujar në shtëpinë e tij në fshatin Bibaj, kurse vet ishte thyer në shtëpi pa e paraqitur rastin në Stacionin Policor në Ferizaj, kurse i pandehuri Bujar, pastaj largohet nga Kosova.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” nga nen 378, par.1 nënpar.1.3 të Kodit Penal.

The post Rrahja për vdekje e personit me aftësi të kufizuara u dënua me 6 vjet, familja e viktimës është shumë e mllefosur appeared first on Llapi.info.

Kransiqi: Kurti nuk e ka realizuar asnjë premtim të dhënë për bujqësinë

$
0
0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kanë vizituar Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), ku ka thënë se ata si parti kanë bërë kërkesë të vazhdueshme me i rritë vlerën e subvencioneve.

Kransiqi, po ashtu ka thënë se ai me keq ardhje e ka pranuar informacionin që këtë vit ka më pak sipërfaqe të mbjellura me grurë, shkruan lajmi.net.

“Vushtrria ka traditë të gjatë në bujqësi. Por përtej kësaj, unë e di nga përvoja ime sa kam qenë ministër se këtu ka fermer nga fusha të ndryshme. Dhe në këto vite, normalisht që nuk hjeket interesimi edhe pse skam qenë drejtpërdrejt i involvuar. Ne kemi bë kërkesë të vazhdueshme me i rritë vlerën e subvencioneve. E morra me keqardhje informacionin që ketë vit kemi sipërfaqe me pak të mbjellura me grurë”, ka thënë Krasniqi.

Me tej ai ka shtuar se, Kurti, sipas Krasniqit, nuk ka realizuar premtimet e tija që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.

“Pra realisht nuk e kam qëllimin veç me kritiku qeverinë, por duhet të jenë më të vëmendshëm sepse deri sot ka pasur vetëm improvizim. Premtimet që ka me pas çmime referente, ku janë ato? Krejt programin e bujqësisë të Vetëvendosjes dhe të Albin Kurtit kur e lexoni, të mujshi me i gjete dy premtime që i kanë realizuar, unë e tërhjeki fjalën. Por s’mund ta gjeni asnjë, asnjë prej programit të bujqësisë nuk mundeni me e gjete që e kanë përmbush”, ka shtuar i pari i PDK-së.

Krasniqi përfundoi duke thënë se, PDK-ja edhe pse në opozitë do t’i mbrojë interesat e të gjithë fermerëve.

“Por thjesht kam ardh sot se du me ju thanë juve e krejt fermerëve se pavarësisht që jemi në opozitë, interesat dhe prioritet e juaja kanë me qenë të mbrojtura aq sa kemi mundësi prej neve si parti”, përfundoi Krasniqi.

The post Kransiqi: Kurti nuk e ka realizuar asnjë premtim të dhënë për bujqësinë appeared first on Llapi.info.

Tërmet i fuqishëm në këtë shtet, shikoni reagimin e qytetarëve (VIDEO)

$
0
0

Një tërmet shumë i fortë ka goditur Perunë ditën e enjte. Forca e tërmetit ka qenë 7.2 e shkallës Rihter.

Për më tepër, sipas Igp, tronditja është ndjerë në zona të ndryshme të Perusë jugore, ku popullsia doli në rrugë nga frika e shkaktuar prej lëkundjeve të forta.

Në videon më poshtë shihet më së miri fuqia e tij. Kalimtarët e rastit dhe motoristët e humbin kontrollin e automjeteve.

Deri më tani, njofton radioja RPP në Lima, nuk raportohet për dëme materiale apo viktima nga tërmeti. Tronditjet u ndjenë edhe në Kili dhe Bolivi.

Kujtojmë që vendet e Amerikës Latine dhe shtete rreth oqeanisë goditen shpesh nga tërmete kaq të forta.

The post Tërmet i fuqishëm në këtë shtet, shikoni reagimin e qytetarëve (VIDEO) appeared first on Llapi.info.

Kuvendi komunal i Obiliqit voton për shtatoren për heroin Fahri Fazliu

$
0
0

Kuvendi komunal i Obiliqit ka votuar për zëvendësimin e bustit të heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Obliqit, Xhafer Gashi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se ka pritur në takim Fadil Fazliun dhe Fahri Fadil Fazliun, familjarët e bashkëveprimtarit të heroit të kombit, Fahri Fazliu.

“Vizitat e tilla janë përherë të mirëpritura dhe pikërisht sot me lajmin se Kuvendi Komunal i Obiliqit ka aprovuar zëvendësimin e bustit të Heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij! Lavdi jetës dhe veprës së heroit Fahri Fazliu!”, ka shkruar Gashi.

The post Kuvendi komunal i Obiliqit voton për shtatoren për heroin Fahri Fazliu appeared first on Llapi.info.

Viewing all 35903 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>