Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 36279

Aksident në Gjermani, vdesin babë e bijë nga Kosova – fëmija tjetër në gjendje të rëndë

$
0
0

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës ë djeshme në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26 vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4 vjeçare kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën, e cila është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Mediat gjermane shkruajnë, se BMW-ja, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova është përplasur në mënyrë ballore me një kamion. Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë me kokë me një kamion.

Makina e 26-vjeçarit kishte ardhur në korsinë e kundërt dhe u godit rëndë ballë për ballë me kamionin. Shoferi erdhi nga drejtimi i Hochëald, ndërsa kamioni i përfshirë nga Schramberg.

Si rezultat i përplasjes, shoferi i makinës vdiq në vendin e aksidentit, shkruan media gjermane schëarzëaelder-bote.de, Sipas informacioneve të medias bëhët e ditur se viktimat janë nga komuna e Deçanit.

 

The post Aksident në Gjermani, vdesin babë e bijë nga Kosova – fëmija tjetër në gjendje të rëndë appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 36279

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>