Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 36307

Vijat e kuqe që PDK-ja i kërkon në dialogun me Serbinë

$
0
0

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar një platformë të re për ta diskutuar në takimin që do të mbahet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesen Federica Mogherini.

Këtë propozim e kanë quajtur “Dokument kornizë mbi dialogun Kosovë – Serbi”, raporton Koha Ditore.

Ky propozim përfshinë 6 pika, duke nisur nga parimet e negocimit me Serbinë, përbërjen dhe strukturën e ekipit negociator, pritjet e Kosovës nga pala ndërmjetëse ndërkombëtare, orarin dhe afatin kohor të bisedimeve, synimet dhe objektivat e Kosovës në dialog si dhe vijat e kuqe.

Te Vijat e kuqe, sipas këtij propozimi nga PDK-ja, thuhet se Kosova nuk negocion mbi shtetësinë e saj, sovranitetin e integritetin. Kosova, thuhet tutje, nuk pranon rezultate të dialogut që vënë në kompromis funksionalitetin e shtetit dhe të institucioneve… Më tej përmenden edhe disa vija tjera të kuqe, ato çka Kosova nuk i pranon.

The post Vijat e kuqe që PDK-ja i kërkon në dialogun me Serbinë appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 36307

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>