Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

Maqedoni, pullat e reja postare me imazhet e Ali pashë Tepelenës dhe Ibrahim Temos

$
0
0

Në shenjë të manifestimeve me rastin e Festës së Flamurit Shqiptar, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup, sot do të organizojë dy ngjarje të rëndësishme.
Në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, do të promovojë pullate reja postare me dy figurat e shquara të historisë sonë kombëtare, Ali pashë Tepelena dhe Dr. Ibrahim Temo.
Në promovim do të flasin drejtuesit e këtyre dy institucioneve dhe historianë, si dhe do të shpërndahen pullat e reja postare.
Gjithashtu në bashkëpunim me Institutin e Historisë së Tiranës, sot do të bëhet promovimi i librit të autorit Hamit Kokalari: “SHKUPI – Konsiderata etnografike, historike, ekonomike – (1942)”, i përgatitur për botim nga Akademik Marenglen Verli.
Në promovim do të flasin drejtuesit e këtyre dy institucioneve dhe recensentët.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>