Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Putin: Rrëzimi i avionit nga Turqia, thikë pas shpine

$
0
0

Tensionohen marrëdhëniet me Turqisë e Rusisë pas rrëzimit të avionit.

Raportime ende të pakonfirmuara nga rebelë sirianë bëjnë të ditur se një aeroplan rus është rrëzuar në provincën Latakia të Sirisë, shkruan The Guardian.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se Turqia bëri detyrën e saj për të mbrojtur territorin.

“Duam që Komuniteti ndërkombëtar të dijë se ne jemi gati për çdo sakrificë kur bëhet fjalë për sigurinë e jetës së qytetarëve tanë dhe të kufijve. Rrëzimi i një avioni që dhunoi hapësirën turke sot duhet të shihet në këtë kontekst. Nuk pranojmë një qëndrim që vë në dyshim pavarësinë tonë. Por bota duhet të dijë se është e drejta jonë ndërkombëtare dhe kemi detyrimet tona kombëtare të marrim masa kundër çdo kujt i cili dhunon kufijtë tanë në tokë dhe ajër, pavarësisht paralajmërimeve tona të shumta”, është shprehur Davutoglu.

“Një thikë pas shpine e kryer nga bashkëpunëtorë të terrorizmit” kështu e quan presidenti Putin rrëzimin e avionit ushtarak rus në hapësirën ajrore kufitare të Turqisë me Sirinë paraditen e sotme, transmeton KP.

Në reagimin e parë Putin tha: “Nuk mund ta përshkruaj ndryshe”

Presidenti Rus deklaroi se avioni ishte 4 km brenda hapësirës ajrore në Siri. Ai shtoi se pilotët nuk ishin kërcënim.

“Duan ta vënë NATO-n në shërbim të ISIS? E kuptoj se çdo shtet ka interesat e saj rajonale dhe gjithmonë e kemi respektuar këtë, por nuk do të lejojmë një krim të tillë të bëhen të udhës. Dhe sigurisht ne shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar do të gjejë forcën për tu bashkuar në luftën kundër djallit të përbashkët”, ka thënë Putin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>