Libri në vete ngërthen shumë intriga, ngjarje trishtuese, dhimbjet, sakrificat dhe problemet që ka pasur populli shqiptar deri në çlirimin nga okupatori serb.
Çlirimi i Kosovës ishte një histori diplomacie dhe brutalitetit të Milloshoviqit që ushtronte mbi Kosovën tha autori i librit David Phillips sipas të cilit pavarësia e Kosovës u arrit me ndihma e diplomacisë amerikane dhe kontributin e çmuar të ambasadorit Richard Holbrooke, të cilit I dedikohet edhe libri.
“Ky libër i dedikohet Ambasadorit Richard Holbrooke. Kosova nuk do të kishte arritur asnjëherë pavarësinë e saj pa ndihmën e Holbrooke. Vdekja e parakohshme e Holbrooke ishte një humbje e madhe për të gjithë botën. Zgjidhjet e krizave siç e kemi krizën e Siri tashme nuk do ishte shumë e rëndë për të zgjidhur sikur të ishte Holbrooke në mesin tonë” – tha autori i librit, David Phillips.
Ish Ambasadori I Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku në fjalën e tij theksoi se David Phillips e meriton titullin si ambasadori i popullit shqiptar në SHBA.
“David Phillips i cili nuk i lë të zënë pluhur dosjet e çështjeve shqiptare dhe problemet shqiptare, Pavarësisht se ne nuk e kemi emëruar asnjëherë Davide Phillips si ambasador të popullit shqiptar unë mund të them me plot bindjen se jo vetëm për shkak të kontributit me këtë libër por për shkak të gjithë kontributit të tij, David Phillips e meriton titullin si ambasador i popullit shqiptar në SHBA prej 30 vitesh kontribut” – tha ish-ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Arben Çejku.
Edhe rektori i USHT-ës Vullnet Ameti vlerësoi kontributin që David Phillips jep për çështjen shqiptare.
“Ne të gjithë jemi dëshmitar të tmerre dhe mizorimit që ka shkaktuar regjimi i Miloshoviqit ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe më gjerë . Por Davidi i ka integruar ato me një mjeshtëri të rrallë në librin e tij ‘Çlirimi i Kosovës’” – u shpreh rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.
Njëherit Rektori i USHT-së Vullnet Ahmeti i ndau mirënjohje autorit te librit David Phillips për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës.