Sot në Prishtinë u hap Konferenca e Odës së Farmacistëve të Kosovës. Konferencën e hapi Zehadin Gashi.
Ai ka theksuar se janë krijuar bashkëpunime me odat e vendeve fqinje si Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia dhe Kroacia, e në theks të veçantë vuri Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Federatën Ndërkombëtare te Farmacistëve, njofton kumtesa nga MSh, transmeton Koha.net.
Kryeshefi i Agjencionit për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), Jeton Shala, tha se “duke qenë se vet i përkas kësaj lëmie, mundohem që me përkushtimin më profesional të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimit farmaceutik në vend, që produktiviteti i këtij sektori të jetë sa më i lartë dhe kjo mund të arrihet me një bashkëpunim të mirëfilltë mes nesh”.
Pjesëmarrësit e konferencës do të kenë rastin të përfitojnë nga ligjëratat e ekspertëve të farmacisë vendore dhe ndërkombëtare të akredituar nga Bordi për Edukim të Vazhduar Profesional (BEVP) i MSH-së, derisa do të pajisen edhe me certifikatë me 8 kredi.