Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35853

Vetëvendosjes i bashkohet historiani Hakif Bajrami

$
0
0

Lëvizjes Vetëvendosje sot i është bashkuar historian Hakif Bajrami. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

Kurti ka çmuar librat e historianit Bajrami, ndër ta edhe librin “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, për të cilin ka thënë se është i rëndësishëm dhe i vlefshëm.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot Lëvizjes VETËVENDOSJE! iu bashkua historiani ynë i njohur Prof.Dr.Hakif Bajrami. Libri i tij “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995” është një studim i përmbledhur tejet i rëndësishëm dhe i vlefshëm. Librat e tij të tjerë të shumtë, prej studimeve mbi aradhat partizane te dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve për Turqi, për personalitetet kombëtare nga Bedri Pejani te Adem Demaçi, e deri te libri i tij i ndaluar në shtypshkronjë në vitin 1990 “Kosova nga Bujani në Kaçanik” janë lexuar e lexohen vazhdimisht jo vetëm nga brezat e studentëve të historisë

The post Vetëvendosjes i bashkohet historiani Hakif Bajrami appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35853


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>