Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35869

Talentet e matematikës shpërblehen me medalje e certifikata

$
0
0

Po mbahet ceremonia e ndarjes se certifikatave dhe medaljeve për nxënësit më të mirë dhe më të sukseshëm në garën ndërkombëtare të matematikës Kangaroo, njofton Klan Kosova.

Jusuf Thaçi, drejtor i institutit Atomi ka thënë se kanë bërë mirë që pas dy vjetësh e kanë organizuar këtë garë për identifikimin e talenteve të matematikës, dhe se kjo garë ka treguar që ka talente.

“Këta nxënës janë rezultat i punës. Mungon instanca e duhur për këta nxënës”, ka thënë mes tjerash ai.

Ndërkaq, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka shtuar se aktiviteti i kësaj gare po i bën krenarë, dhe se një institut si Atomi po punon që ta bëjë Kosovën të ndjehet krenare. Ai i përgëzoi talentet pjesëmarrës të kësaj gare.

The post Talentet e matematikës shpërblehen me medalje e certifikata appeared first on Llapi.info.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35869


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>