Prej sot e deri më 5 gusht vendoset kufizim i lëvizjes për të gjithë personat në pyjet dhe brezat pyjor në terminin prej orës 7:00 deri në orën 17:00, kumtuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Në pyje mund të lëvizin vetëm personat të cilët kanë marrë leje adekuate nga Ndërmarrja publike për ekonomizim me pyjet shtetërore “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet të cilat menaxhojnë me rajonet e mbrojtura. Në periudhën prej orës 17:00 deri në orën 7:00 është e lejuar lëvizja për të[ gjithë personat nëpër pyje dhe breza pyjor për shkak të pushimit dhe rekreacionit në përgjegjësi personale për sigurinë personale dhe obligimit të shkaktimit të dëmit në pyje.
“Kufizimi nuk vlen për turin e organizuar të turistëve për shëtitje turistike nëpër pyjet me dedikim ekonomik dhe parqet nacionale në Republikën e Maqedonisë, që do të jetë në shoqërim të përfaqësuesit të NP “Pyjet e Maqedonisë” apo parqet nacionale”, ceket në kumtesën e Minsitrisë.
Për mosrespektim të dispozitave nga kjo ndalesë, nga Minsitria thonë se personat të cilët do të hasen në pyje pa leje adekuate, do t’u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri 2.000 në kundërvlerë të denarit.
Nga Minsitria informojnë se është e ndaluar djegia e kallamishtit, barërave të këqija apo mbeturinave të tjera bimore në vendet për gjueti he mbeturina të tjera bujqësore në tokë bujqësore, si masë preventive për mbrojtje nga zjarret në pyje. për mosrespektim të dispozitave nga kjo ndalesë parashihet gjobë në vlerë prej 1.500 deri 3.000 euro në kunërvlerë të denarit.
↧
Lëvizje e kufizuar në pyjet e Maqedonisë
↧