Kryeministri Edi Rama së bashku me deputetin e Shkodres Agron Çela, prefektin Paulin Radovani dhe zv/ministrin e kulturës Zef Çuni, inspektoi ecurinë e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”
Pasi u takua me inxhinierin dhe punonjësit e firmës, Rama u shpreh i kënaqur nga kjo ecuri e punimeve.
Çdo pjesë e stadiumit është parë nga afër, si tribunat e reja, ashtu edhe rikonstruksioni i ekzistuese, ndërsa një ndalesë të veçantë e bëri edhe në atë që cilësohet pjesa VIP bashkë me vendin e medias, dhomat e zhveshjes së lojtarëve etj.
Kryeministri Rama tha se brenda pak javësh do të rikthehet për të qenë në inagurimin e impjantit, që do të shënohet me një ndeshje mes kombëtares së veteranëve dhe ekipit aktual.
Për ta mbyllur këtë vizitë dhe duke lënë takimin në inagurimin e shtëpisë së dytë të kombëtares, ai shpalosi edhe finalizimin e projektit ku tha se jashtë stadiumi i ri do të vishet me xham, duke i dhënë një pamje moderne dhe në parametra europiane.