Zërat se Bashkimi Demokratik për Integrim deri të premten do të dalë nga Qeveria, me çka do të shkaktoheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare pa u arritur pajtueshmëri për marrëveshjen e Përzhinos janë dezinformata. Veçmë ka sinjale pozitive se do të arrihet marrëveshje, vlerësoi sot ministri i Ekonomisë dhe shef i shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri.
“BDI-ja që të dalë nga Qeveria duhet të kalohen të gjitha filtrat në parti, të kalohet në Kryesinë qendrore dhe të bëhen analiza shtesë. Në këtë moment mendoj se Maqedonia është në rrugë të mirë të arrijë marrëveshje dhe vendi të dalë nga kriza politike”, deklaroi Neziri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas fjalimit në Takimin e gjashtë partner të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë.