Tetë student janë arrestuar pasi gjuajtën me vezë kryeministrin e Shqipërisë Edin Ramën. Ish kryeministri Sali Berisha tha se sot ka nisur revolta e studentëve.
“Sot studentet e Universiteteve te Tiranes, ne nje akt revolte te thelle gjuajten me veze te prishura Edvin Kristaq Ramen, njeriun qe ne nje akt urrejtjeje ndaj te rinjve mbylli me antireforemen e tij, dyert e universiteteve per te varferit e vendit. Me kete ligj, Edi Rama dekapitoi autonomine e unversiteteve dhe kundrejt ryshfeteve te majme bllokoi gradat shkencore ne universitet publike per llogari te universiteteve te klienteles se tij private.
Policia me dhune ka arrestuar tete sudente dhe keqtrajtuar shume te tjere. Denoj me ashpersine me te madhe dhunen dhe terrorin shteteror ndaj studenteve, revolta e te cileve eshte shkaktuar nga ligji klientelist i Edi Rames per arsimin e universitetet, i diktuar nen per nen nga universitete private, dhe kerkoj lirimin e studenteve te ndaluar.
Ju bej thirrje qytetareve te te gjitha bindjeve politike, te mbeshtesin studentet ne perpjekjen e tyre te drejte per te hapur dyert e universiteteve dhe shkollave te larta edhe per femijet e shtresave te varfera dhe mbrojtur pavaresine e universiteteve te vendit” shkruan Berisha
↧
Berisha: Sot nisi revolta e studenteve, Vezë të prishura mbi Edi Ramën!
↧