Këshilli Mbipartiak vetëm i iniciuar nga Lëvizja BESA po përkrahet gjithnjë e më shumë nga personalitete, organizata joqeveritare, parti opozitare si dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Së fundmi pjesë e Këshillit Mbipartiak është bërë Instituti për Mendim të Lirë “Nisma” me përfaqësues të saj.
Më poshtë ua sjellim Vendimin për mbështetjen e Këshillit Mbipartiak nga Insitituti “Nisma”:
Vendim
Duke u nisur nga situata e përgjithshme aktuale politike, ekonomike, dhe socio-kulturore në Maqedoni, e veçanërisht momentumit që del nga dobësimi i përfaqësimit politik dhe ngecjes së integrimeve euro-atlantike, sikur asnjëherë më parë, Instituti për mendim të lirë “Nisma”- Shkup i bashkëngjitet këshillit mbipartiak opozitar.
Instituti për mendim të lirë “Nisma” solli këtë vendim në saje të potencialit që ka ky Këshill të kontribuojë në kohezionin e shoqërisë në Maqedoni, një temë kjo në të cilën “Nisma” punon që nga themelimi i saj.
“Nisma” në këtë organizim do të përfaqësohet me kryetarin e kuvendit të saj themelues z. Fejsal Riza.
↧
Instituti për Mendim të Lirë “Nisma” bëhet pjesë e Këshillit Mbipartiak
↧