Një autobus me turistë shqiptarë në bord ka marrë flakë në autostradën A14 që lidh provincën jugore të qytetit të Peskarës me atë të Ortones
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, në kilometrin 403 në drejtim të Tarantos.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse dhe policisë rrugore shmangu dëmtimet për pasagjerët shqiptarë.
Për disa orë kjo pjesë e autostradës u bllokuar nga trafiku i rënduar që shkaktoi kjo ngjarje.