Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785

Gecaj: Lëvizja anarkike ka nisur një praktikë të mbrapsht me brigadat e saj të kuqe

$
0
0

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i cili sot në orët e pasdites është gjuajtur me vezë nga aktivistë të Vetëvendosjes, ka thënë se këto veprime janë një praktikë e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste.

Ai thotë se për këtë aksion, të angazhuara kanë qenë tri vajza të reja, të cilat, sipas tij, po keqpërdoren nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi, siç thotë Gecaj, “dukeshin të ishin nën moshën madhore”.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur pas një takimi pune që ai zhvilloi me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës në ndërtesën e Qeverisë derisa të njëjtit po pinin nga një kafe.

“Këta anarkistë kanë mundur me veprimet e tyre të “plagosin” një anëtar të lartë të koalicionit të tyre opozitar, Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin, i cili edhe duket më i befasuari në fotografinë e shpërndarë nga vet anarkistët”, ka thënë Gecaj në reagimin e tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35785


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>