Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

The Guardian: Shqiptarët të dytët për trafikimin e fëmijëve në Britani

$
0
0

Gazeta prestigjioze “The Guardian” ngre shqetësimin se të mitur, kryesisht të moshës 15-17 vjeç, futen në Britaninë e Madhe nga grupe të organizuara të trafikut dhe një pjesë e tyre shfrytëzohen për veprimtari të paligjshme

Fakte tronditëse të shfrytëzimit të fëmijëve shqiptarë vijnë nga Britania e Madhe. Pas Vietnamit, fëmijët shqiptarë mbajnë vendin e dytë për nga numri i lartë që shfrytëzohen për prostitucion, krime të ndryshme, lypje apo punë të detyruar.

Në këtë përfundim arrijnë disa organizma në Britani, të cilët janë pyetur nga gazetarë të “The Guardian”.

Gazeta prestigjioze britanike i ka kushtuar një artikull të gjatë këtij fenomeni, ndërsa tregon edhe të dhëna vërtet shqetësuese sa i përket numrit të lartë të fëmijëve shqiptarë që shfrytëzohen nga organizata të ndryshme kriminale.

Para së të mbërrijnë në Britani, jeta e një pjese të këtyre fëmijëve ka qenë po aq e vështirë, pasi dyshohet se janë shfrytëzuar edhe në Shqipëri apo Greqi. “Të dhënat tregojnë se një numër në rritje i fëmijëve nga ish-vendi komunist po mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar, shpesh në mënyrë vullnetare, por që përfundojnë duke u shfrytëzuar”, shkruan gazeta “The Guardian”, përcjell Mapo.

“Gjatë vitit të shkuar ka pasur një rritje të numrit të fëmijëve të trafikuar nga Shqipëria, të cilët ne i mbështesin me anë të shërbimit tonë”, tregon Javed Khan, shefi ekzekutiv i qendrës së bamirësisë “Barnardo”, e cila është pjesë e sistemit të ngritur nga autoritetet britanike për t’u ardhur në ndihmë të miturve të trafikuar.

Sipas “The Guardian”, ai shprehet se disa nga këta fëmijë janë përdorur për punë të detyruar, shpesh në ndërtim, por shumica janë shfrytëzuar për aktivitete kriminale. “Ne besojmë se ata janë shfrytëzuar më parë brenda vendit të tyre, përpara se të mbërrinin këtu. Ne e dimë që ata kanë përjetuar trauma”, thotë Khan.

Qendra “Barnardo” u jep edhe ndihmë avokatore fëmijëve të trafikuar për t’i mbrojtur që mos të bien sërish në duart e bandave të krimit të organizuar.

Shumica e fëmijëve të ndihmuar prej saj janë të moshave 15 dhe 17 vjeç. Ata kanë pranuar se janë kërcënuar në forma të ndryshme nga shfrytëzuesit. Kërcënimet kanë pasur të bëjnë edhe me jetën e familjarëve. Nga të dhënat paraprake të një projekti pilot që po zbatohet në 3 rajone të Britanisë së Madhe, rezulton se fëmijët shqiptarë të trafikuar përbëjnë një të katërtën e të gjithë fëmijëve të ndihmuar nga shërbimi i ri që është ngritur për t’u ardhur atyre në ndihmë.

Shqiptarët janë të dytët në numër pas vietnamezëve, të detyruar të punojnë në plantacionet me kanabis dhe përbëjnë 30 për qind të rasteve të identifikuara nga “Barnardo”.

Artikulli i “The Guardian” vijon më tej të tregojë se pesë vite më parë fëmijët shqiptarë nuk njiheshin si grup në rrezik trafikimi në Britaninë e Madhe. Shumica e fëmijëve që detyrohen të punojnë si skllevër në Britaninë e Madhe vijnë nga Vietnami, me 31 për qind, Rumania 16 për qind, Maroku 16 për qind dhe Nigeria 13 për qind.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758