Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Kajtazi: Kundërshtarët e rektorit, disa profesorë të agjenturave serbe

$
0
0

Fadil Kajtazi, ekspert i shërbimeve sekrete ka thënë për “Zërin” se ata që po kundërshtojnë rektorin Ramadan Zejnullahu po influencohen dhe mbështeten nga agjentura serbe.

“Rektori Zejnullahu është nga të paktit njerëz që po bënë përpjekje të respektoj ligjet e Republikës së Kosovës. Shikoni mirë kush janë ata që ia kanë mësyrë ta heqin; nja pesë janë doktor shkencash pa shkollë fillore, një pjesë janë matrapaz dhe të dy këto palë influencohen dhe mbështeten nga agjentura serbe”, ka thënë Kajtazi.

Përndryshe, në janar të vitit 2014, në emisionin “Rubikon” të Koha Vizion disa përfaqësues, ekspertë të fushës së shërbimeve inteligjente kanë bërë deklarata të forta.

Kështu një ish-anëtar i UDB-së serbe pat thënë se në Parlamentin e parë të Kosovës në vitin 1992 ka patur katër agjentë të shërbimit serb. Ndërkaq, Fadil Kajtazi, ekspert i shërbimeve sekrete e pat konfirmuar këtë shifër duke shtuar madje se sot ende njerëz të njohur të jetës publike kosovare vazhdojnë punën në këtë lëmë.

“Njerëz të jetës publike në Kosovë, që paraqiten si kujdestarë të patriotizimit, janë spiunë të Serbisë vazhdojnë të jenë, edhe në qeveri. Janë shqiptarë, unë njoh njerëz që vazhdojnë t’i kryejnë shërbime shërbimit sekret BIA, kanë tituj , janë profesorë, gazetarë të pavarur dhe të varur profesorë që iu hiqet kapela. Agjenturat kanë ndikim të madh në Kosovë”, ka thënë ai./Zëri/

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758