Në një shtëpi në Prishtinë e cila është përfshirë nga zjarri, kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët ishin duke jetuar në këtë shtëpi.
Policia njofton se ata tani janë jashtë rrezikut, kur thotë se zjarri ka rënë si pasojë e ngarkesës së madhe të pajisjeve elektrike.
Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin kurse vlera e dëmit të shkaktuar ende nuk dihet.