Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Blinken: SHBA përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL

$
0
0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua në Nju Jork, me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken, i cili ka shprehur përkrahjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në INTERPOL, nënshkrimin e MSA-së dhe proceset tjera integruese në strukturat euroatlantike.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, si dhe mbështetjen e SHBA-ve për Republikën e Kosovës.

Zv/sekretari Blinken vlerësoi vendimet e fundit që janë marrë nga Republika e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale, marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, zv/sekretari Blinken po ashtu shprehu përkrahjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në INTERPOL, nënshkrimin e MSA-së dhe proceset tjera integruese në strukturat euroatlantike.

Zv/sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony J. Blinken, përgëzoi Republikën e Kosovës edhe për hapat e ndërmarrë në luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke përfshirë miratimin e Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, si dhe miratimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, duke e konsideruar Kosovën shembull në rajon.

Kurse, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e vendit dhe avancimin e proceseve integruese euroatlantike.

Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që SHBA-të dhe presidenti Barack Obama, po ofrojnë për Republikën e Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe aspektet tjera.

Ai po ashtu shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit bilateral me SHBA-të, si partneriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>