Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Dita e tyre Ndërkombëtare të moshuarit i gjen të pakënaqur

$
0
0

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, e cila u shënua edhe në Kosovë, gjeti të pakënaqur kategorinë e të moshuarit, kategori kjo e cila mbizotëron me 67 për qind të të moshuarve mbi 65 vjet.

Kjo kategori e shoqërisë sipas Nuhi Jerliut nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike ndihet e neglizhuar sepse nuk është në fokusin e institucioneve si në aspektin social ashtu edhe në atë socioekonomik, ku sipas tij shumica e të moshuarve thuajse 80 për qind e tyre kanë probleme shëndetësore dhe të cilëve nuk ju mjaftojnë para as për blerjen e barërave.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili mori pjesë në këtë aktivitet tha se kjo kategori është në rritje dhe se ministria të cilin ai e zotëron është duke e ndihmuar këtë kategori duke dal në mbrojtje si dhe duke siguruar legjislacion të sigurimit të shërbimeve shëndetësore falas.

Të pakënaqur ishin edhe shoqata e pensionistëve “Dita Jeta”. Kryetarja e kësaj shoqate, Ramize Pireva tha se ata kërkojnë më shumë mbështetje nga ministria.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>