Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35795

Biznesmeni shet kompaninë, dhuron 200 mijë euro për çdo punonjës

$
0
0

Biznesmeni turk Nevzat Aydin ka shitur kompaninë e tij dhe çdo punonjësi i ka dhen nga 200 mijë euro. Aydin e ka hapur kompaninë në vitin 2000 dhe kishte shpenzuar një shifër prej 71 mijë eurosh.

Parashikimi i tij u shpërblye patjetër, pasi ai e shiti të njëjtën kompani tek një biznesmen gjerman me një shifër prej 530 milionë. Turku Nevzat Aydin, në fakt e kishte kuptuar rëndësinë dhe të ardhmen e tregtisë në vitin 2000 dhe themeloi Yemeksepeti, një kompani që merret me urdhërimin online të ushqimit në shtëpi.

Tani erdhi oferta e pakundërshtueshme nga Gjermania, ku menaxheri vendosi që tu dhurojë vartësve të tij shifrën prej 24 milion euro, e cila do të ndahet mes 114 punëtorëve. Secilit prej tyre i takon shifra prej 200 mijë eurosh. Jo keq, nëse e konsiderojmë rrogën mesatare të një punonjësi të kompanisë 1000-1500 euro.

“Tani që rrugët tona do të ndihen, është e drejtë që të gjithë u shpërblyen”, tha Aydin në takimin e fundit me vartësit e tij. “Nëse kemi pasur suksese të mëdha gjatë këtyre viteve, është merita e të gjithëve.

E arritëm së bashku këtë. Independent shkruan se shumë punonjës, gjatë mbledhjes ia plasën të qarës nga emocionet. Në kohë të vështira, shifra të tilla mund të ndihmojnë që ata të jetojnë më mirë ose të blejnë një shtëpi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35795


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>