Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Kthehet në muze shtëpia e lindjes e Kadaresë

$
0
0

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës ka miratuar kthimin në muze të shtëpisë së lindjes së shkrimtarit, Ismail Kadare.

Shtëpia është gati në përfundim të restaurimit të saj të plotë pas djegies nga një zjarr aksidental në vitit 1999.

Autoritetet synojnë që shtëpia të hapet si muze më 28 janar të vitit të ardhshëm, datë që përkon me tetëdhjetëvjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë. Shtëpia është në fazën e fundit të restaurimit. Tashmë ka përfunduar restaurimi i galerisë së gurtë me arkadë në pjesën jugore, e cila zë një vend të veçantë në përshkrimin që Kadareja i bën shtëpisë së tij të lindjes në faqet e romanit “Kronikë në gur”.

Shtëpia e gurtë në lagjen “Palorto”, pritet të kthehet në një qendër të rëndësishme si për nxitjen e turizmit, ashtu edhe për profilin kulturor të saj. Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Gjirokastrës do të administrojnë vlerat karakteristike dhe muzeale të shtëpisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>