Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775

Kërcënohet me jetë drejtori i Valës, Agron Mustafa

$
0
0

Avokati Xhevdet Krasniqi ka kërcënuar me jetë Drejtorin e Vala-s, Agron Mustafa, në zyrën e tij, që gjendet në objektin e Telekomit të Kosovës, lagjen Ulpiana, të premten rreth orës 10:30, por rasti është denoncuar zyrtarisht të hënën.

Vet Drejtori i Vala-s, Agron Mustafa ka konfirmuar për gazetën Blic se ka pasur kërcënim të cilin e ka denoncuar në Polici, por nuk pranoi të japë shpejgime të mëtutjeshme se kush e ka kërcënuar dhe si ka ndodhur rasti.

Zyrtarë nga Policia e Kosovës, konfirmuan të martën rastin e kërcënimit të paraqitur nga Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, rast i cili nuk është evidentuar në raportin e përditshëm të policisë gjatë ditës së sotme.

Në bazë të raportit policor të siguruar nga Gazeta Blic, Mustafa ka raportuar të jetë kërcënuar nga avokati Xhevdet Krasniqi, për shkak se gruaja e tij nuk është emëruar Drejtoreshë e Resurseve Njerëzore në Telekomin e Kosovës-Vala.

Zyrtarët Policorë, të cilët nuk proferojnë të citohen për shkak të ndjeshmërisë së rastit, pohuan së Avokati Xhevdet Krasniqi, vazhdmisht ka bërë probleme rreth emërimit të gruasë së tij, në pozitën e drejtoreshës së burimeve njerzore në PTK.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35775


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>