Spanjolli do të mungojë përballjen me të përzgjedhurit e Paco Herreras, por Sandro Ramirez është kthyer nga lëndimi i gjurit.
Barcelona e ka konfirmuar se Jordi Alba nuk do të luajë në përballjen me Las Palmas në Camp Nou, të shtunën.
Spanjolli ka pasur probleme me qafë duke mos mundur të luajë as në debaklin 4-1 që skuadra e tij e pësoi nga Celta Vigo.
Claudio Bravo, Rafinha dhe Thomas Vermalen janë poashtu të lënduar.
Barcelona hyn në këtë ndeshje, duke u renditur në pozitën e pestë në La Liga, pasi kreun e mori Real Madridi, që mposhti Athletic Bilbaon të mërkurën mbrëma.