Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 36050

Kujdes në takimin e parë

$
0
0

Takimi i parë është momenti kur të gjithë marrim përshtypjen e parë në lidhje me personin që do të kemi përballë. Që në takimin e parë me një person ju përpiqeni që tëkuptoni se personi që keni përballë është i ndershëm, dashamirës dhe inteligjent.

Gjykimi i karakterit mund të jetë po aq ndihmues në vendime të rëndësishme si vazhdimi i një marrëdhënieje romantike, punësimi apo pranimi i një pune. Duke u bazuar te këto gjëra, kjo është mënyra se si njerëzit e gjykojnë personalitetin tuaj dhe përcaktojnë se cilët jeni ose jo. Disa nga tiparet që dallohen në takimin e parë janë;

Shkrimi juaj
Sipas një studimi, mënyra se si dikush shkruan dhe madhësia e shkrimit të dorës mund të thotë disa gjëra për të. Nga kërkimet e bëra nga “National Pen Company” është zbuluar se personat që kanë një shkrim dore të vogël kanë tendencën të jetë të turpshëm, tepër të përpiktë dhe të zellshëm, ndërsa njerëzit që përpiqeshin të fitonin vëmendje sipas studimit janë ata me shkrim dore të madh.

Ngjyra juaj e veshjes
Njerëzit që përgjithësisht zgjedhin ngjyrën e zezë janë të ndjeshëm, me shpirt artistik dhe të kujdesshëm ndaj detajeve, ndërsa ata që pëlqejnë ngjyrën e kuqe e jetojnë jetën në maksimum dhe janë shumë aktiv. Njerëzit që pëlqejnë ngjyrën jeshile janë besnikë dhe të dashur, ndërsa ata që pëlqejnë ngjyrën e bardhë janë të organizuar dhe racional. Ata që kanë blunë si ngjyrë të preferuar janë të qëndrueshëm, sensitiv dhe të vëmendshëm ndaj të tjerëve.

Ngrënia e thonjve
Mënyra se si trupi juaj reagon ndaj situatave të caktuara, mënyra se si kapni flokët, hani thonjtë apo merreni me lëkurën tuaj mund t’ju tregojë të padurueshëm, të frustruar, të mërzitshëm dhe të pakënaqur. Le të marrim si shembull ngrënien e thonjve. Sipas një studimi, sugjerohet që ata të cilët hanë thonjtë kanë tendencën të jenë perfeksionist, të tensionuar shpesh nervoz.

Këpucët
Sipas një psikologu, ju mund ta gjykoni rregullisht një person duke parë këpucët e tij. Studiuesi Omri Gillath nga Universiteti i Kansas-it tregon se ekzaminimi i kostos, stilit, ngjyrës dhe kushteve të këpucëve mund t’ju tregojë 90% të karakteristikave të poseduesit/es siç mund të jetë: të ardhurat, bindjet politike, gjinia madje edhe mosha.

Sytë
Sipas studimeve, njerëzit me sytë ngjyrë blu janë më pak të këndshëm dhe kanë më shumë gjasa të jenë alkoolist në krahasim me njerëzit me ngjyrë të errët. Një tjetër mënyrë se si sytë flasin për ju është edhe kontakti direkt. Nëse kontakti mes sysh mungon, kjo tregon gjithashtu mungesë të vetë-kontrollit dhe vullnet të dobët.

Përpikëria në orare

Sa herët apo vonë jeni për një takim apo mbledhje krijon gjithashtu një përshtypje, qoftë pozitive apo negative, rreth personalitetit tuaj, shkruan Anabel. Të qënurit vonë për një takim të rëndësishëm do të thotë krijimi i një përshtypjeje negative rreth jush, ndërsa të qënurit herët në një takim do të thotë se ju e merrni në konsideratë kohën e njerëzve të tjerë dhe jeni gjithashtu të organizuar dhe të vetë-motivuar.

Shtrëngimi i duarve
Është zbuluar se njerëzit me një shtrëngim dore të fortë tregojnë besim dhe pasqyrojnë një karakter të fortë dhe të sigurt. Njerëz të tillë janë gjithashtu të prirur të jenë ekspresiv për emocionet e tyre dhe ka pak gjasa që të jenë njerëz të qetë./albeu.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 36050

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>