Romani i shkrimtarit shqiptar Fatos Kongolit, është botuar edhe në gjuhën spanjolle.
“Te porta e Shën Pjetrit”, është përkthyer në gjuhën spanjolle nga Maria Roces Gonzales, dhe është vënë në qarkullim nga shtëpia botuese “Siruela” në Madrid.
Irena Toçi, drejtoresha e përgjithshme e shtëpisë botuese Toena, ka thënë se ky ishte një vit i mbarë botimesh për Kongolin pasi ai ka botuar romanin “Gjemia e mbytur” vënë në qarkullim nga “Toena” në muajin shkurt, e më pas, në maj, me botimin në Itali nga shtëpia botuese “Rubbettino” të romanit “Jetë në një kuti shkrepësesh”.