Korea e Veriut njihet si një prej vendeve më të mbyllura në planetin tonë.
Pjesa më e madhe e njerëzve në këtë vend nuk kanë qasje në internet ose çfarëdo mediumi që do t’ua zbulojë realitetin për botën e jashtme.
Kjo do të thotë që ata nuk dëgjojnë muzikë pop, nuk shikojnë emisione televizive ose filma. Megjithatë, statistikat tregojnë që vetëm një person në Korenë e Veriut dëgjon radio çdo ditë.
Pyetja që vijon është kush, dhe përgjigjia e pritur është, kuptohet – Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut. Diktatori është personi i vetëm në shtet që ka fuqi ta miratojë përdorimin e radios ose internetit. Statistikat tregojnë që diktatori poashtu ka kanal në YouTube, ndërsa muzikantët e tij të preferuar janë Ed Shiran dhe Tejlor Suift.