Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768

Benzema gozhdon Bilbaon

$
0
0

Real Madridi kaloi testin e parë të madh në sezonin e ri, pasi mposhti Athletic Bilbaon në San Mames, të mërkurën mbrëma.

Karim Benzema ishte heroi i Los Blancos, me një gol të shënuar në secilën pjesë të takimit, për të mbajtur Realin të pamposhtur sivjet.

Rafa Benitez zgjodhi që t’i jap mundësinë që të luajë nga fillimi mesfushorit kroat, Mateo Kovaçiq, që krah vetes në mes të fushës pati bashkëkombasin, Luka Modriq dhe asin gjerman, Toni Kroos.

Në vijën e sulmit strategu spanjoll renditi Ronaldon, Benzeman dhe Iscon.

Si gjithherë, kur skuadrat takohen në territorin bask, luftë e madhe u zhvillua nga fillimi i ndeshjes.

Ishte një gabim i mbrojtjes vendase, përkatësisht i Mikel San Joses, që tentoi t’ia kthejë një top portierit, i shfrytëzuar në mënyrë të shkëlqyer nga Karim Benzema, ai që i dha epërsinë Realit.

Goli i dha shtysë Realit që të sulmojë edhe më shumë, por megjithë disa raste të mira të Ronaldos dhe Benzemas, në pjesën e parë më gola nuk pati.

Pjesa e dytë e gjeti skuadrën vendase në sulm, por asgjë nuk u konkretizua deri në minutën e 67-të, kur Sabin Merino finalizoi një kundërsulm të ndërtuar mirë. Kjo bëri që paprekshmëria e portës së Keylor Navasit të kufizohet në 427 minuta.

Por, brohoritjeve të shtuara të tifozëve vendas pas këtij goli, ekon ua uli Karim Benzema, që vetëm tre minuta pas riktheu epërsinë në taborin e mbretërve.

Ronaldo pati edhe një rast të shkëlqyer në minutën e 85-të, por gjuajti jashtë portës, duke bërë që gjithçka të mbetej në vend për 20 minutat e fundit të ndeshjes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35768


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>