Në emër të studentëve, stafit akademik dhe të punësuarve të tjerë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, të gjithë pjesëtarëve të besimit islam ua uroj Festën e Kurban Bajramit
Kjo festë e flijimit dhe humanizmit urojmë që për besimtarët e fesë islame të sjellë mirësi, begati dhe lumturi.
Kurban Bajrami le të na shërbejë për fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në vlerat sublime, shprehjen e solidaritetit e humanizmit ndaj njëri-tjetrit, kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit, si dhe vlerave të tjera universale të qytetërimit.
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës