Në Shkup sot përfundon raundi i parë i grupeve punuese për implementimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e firmosur midis katër partive politike për tejkalimin e krizës në vend.
Sot do të bisedohet për Prokurorin Special, një institucion i ri që do të formohet dhe që do të hetojë aferën e përgjimeve. Prokurori special do të duhet të zgjidhet më 15 shtator, dhe se në bazë të marrëveshjes ai do të duhet të pastrojë të gjitha dilemat dhe të dhënat që dalin nga afera e përgjimeve dhe për rastin “Puç”, ku lideri opozitar Zoran Zaev akuzohet për spiunim.
Sipas marrëveshjes, Prokurori Special do të ketë autonomi të plotë në punën e tij.
Në procesin e negociimit të kësaj çështje do të përfshihet eksperti evropian Xhejms Hamilton, i cili ka një biografi të pasur në sferën e drejtësisë, dhe se ka punuar gati në të gjitha vendet e Ballkanit dhe më gjërë. Eksperti irlandez ka një përvojë në drejtësinë britanike, por edhe në Komisionin e Venecias, ndërsa më pas ka përgaditur raporte për vendet e Ballkanit lidhur me ligjet dhe reformat në sferën e drejtësisë. Ai është edhe anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve, anëtar i komisionit antikorrupsion në BE si dhe këshilltar i pavarur i ministrit të drejtësisë të Skotlandës./INA/
↧
Eksperti evropian që do të ndërmjetësojë për Prokurorin Special
↧