Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Danimarka nuk pranon refugjatë nga lindja

$
0
0

Qeveria daneze ka mohuar raportimet e medieve libaneze, duke thënë se refugjatët nuk janë të mirëpritur në shtetin e vogël nordik.

Mediet libaneze të hënën raportuan se shtetasit që kanë qëndrim të përkohshëm në Danimarkë, kanë të drejtë të marrin në këtë shtet edhe familjarët e tyre që jetojnë në Liban, por qeveria daneze ka mohuar këto raportime.

“Shtetasit e huaj që gëzojnë mbrojtje të përkohshme në Danimarkë nuk kanë të drejtë që të sjellin familjarët e tyre gjatë vitit të parë këtu”, ka thënë Ministria për e Imigrim e Danimarkës.

Danimarka ka refuzuar thirrjet për të pranuar më shumë migrantë. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Imigrimit, Inger Stojberg.

“Gjatë fushatës kemi thënë se nëse fitojmë zgjedhjet do të krijojmë ligje të rrepta për imigrim dhe këtë e kemi bërë tashmë”, ka thënë Stojberg.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>