Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758

Gjinali: Kjo është arsyeja që po humbim

$
0
0

Trajneri i Lirisë, Behajdin Gjinali, thekson se njëri prej faktorëve kryesor që po pësojnë gola janë goditjet e dënimit, nga të cilat Liria është ndëshkuar tri herë.

Prizrenasit nuk kanë gjetur ende fitoren, duke pasur bilancë një barazim dhe dy humbje.

“Gabimet e njëjta po na përsëriten. Në javën e parë kundër Drenicës pranuam gol në minutat shtesë të lojës nga ndërprerja, prej një mori gabimesh, nga vendosja e lojtarëve deri te reagimi İ vonshëm i portierit. Kundër Gjilanit në xhiron e dytë nga dy krosimet e vetme nga i njëjti lojtar dhe nga i njëjti sulmues pranuam dy gola”, deklaroi Gjinali për GazetaOlle.com.

Ndaj Feronikelit ata u mposhtën në fushën e vet 3:2, derisa dy gola nga gjuajtja e lirë i shënoi Mentor Zhdrella.

“Në ndeshjen ndaj Feronikelit nga dy gjuajtje të lira pothuajse nga i njëjti vend pranuam dy gola, duke qenë në epërsi me rezultat. Nuk duhet harruar se në të gjitha këto ndeshje kemi krijuar të paret raste të shumta për shënim, por kur këto raste nuk i realizon normal që do të ndëshkohesh”.

Gjinali thekson se lojtarët ende nuk kanë arritur formën e duhur dhe këtë ritet ta bëjnë në ndeshjet e ardhshme.

“Kemi disa lojtarë që ende nuk kanë arritur formën më të mirë. Kemi edhe disa përforcime që kanë ardhur në fund të afatit kalimtar, dhe ata kane nevojë për pak kohë deri sa të adaptohen në ekip. Neve kemi nevojë për një fitore për të ardhur vetëbesimi tek lojtarët. Ne luajmë mirë dhe krijojmë shumë raste, mund të krijojmë një ekip të mirë dhe të fortë që me kohë do të sjell edhe rezultate”, përfundoi Gjinali.

Skuadra e tij të shtunën luan ndaj Istogut në Pejë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35758


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>