Quantcast
Channel: Llapi.info
Viewing all articles
Browse latest Browse all 35774

Deda: Deklarimet e mija qëndrime personale, jo të VV-së

$
0
0

Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se të gjitha deklarimet e kolegëve të tij në Vetëvendosje për dhunën në protestë janë deklarime individuale, dhe jo qëndrim i Vetëvendosjes.

Deda ka shkruar në Facebook pas një debati që ka shpërthyer pas deklaratave të tij për heqjen e rrethojave të qeverisë nga aktivistët e Vetëvendosjes.

“Të gjitha deklarimet e kolegëve të mij në VV ne lidhje me dhunën në protestë janë deklarime individuale dhe nuk kanë paraqitur qëndrimin e grupit parlamentar të VVsë. Pasi që nuk ka qëndrim partiak për dhunë në protesta, natyrisht që si kolegët e mij edhe unë me të drejtën e njejtë e shpreh qëndrimin individual kundër dhunës. Kjo mund te shihet edhe si vlere e e pamohueshme e demokracisë së brendshme në VV”, ka shkruar Deda./Llapi.info


Viewing all articles
Browse latest Browse all 35774


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>