Sot në Kosovë janë nderuar viktimat që kanë humbur jetën në aksidente trafiku.
Vetëm këtë vit 96 persona kanë ndërruar jetë në rrugët e Kosovës.
Ky aktivitet i ka paraprirë Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor e cila shënohet me 20 nëntor, njofton Klan Kosova.
Policia e Kosovës sot gjatë ditës kanë dërguar edhe mesazhe vetëdijësuese në telefonat e të gjithë qytetarëve me moton “ZERO FATALITETE”.
“Synim me të cilin të gjithë mund të jetojmë”, shkruan më tutje në këtë porosi.