Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bashkëbiseduar me studentë dhe pedagogë të Universitetit Evropian të Tiranës. Ka thënë se krahas ndryshimit të një konteksti të vazhdueshëm ndërkombëtar, edhe për shqiptarët në rajon ka pasur një ndryshim pozitiv.
Sipas Hoxhajt, tashmë lirisht mund të thuhet se në vitin 2016 ka një faktor shqiptar në Ballkan.
“Keni dëgjuar shumë interpretime kohëve të fundit, që kanë ardhur në forma të ndryshme dhe nga aktorë të ndryshëm. Por ajo çfarë mund të them është se në vitin 2016 ka një faktor shqiptar në Ballkan. Kjo është falë vullnetit dhe rritjes që ka ndodhur tek shqiptarët, tek shtetit dhe që nuk duhet të ndalet në mënyrë që një ditë të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane” ka thënë Hoxhaj.