Mediumi i njohur sportiv “Goal” ka përfshirë sulmuesin Shkëlzen Gashi ndër dhjetë futbollistët më të mirë në Amerikë në pozitën e anësorit të majtë.
Pas përfundimit të sezonit të rregullt, në të cilin u zhvilluan 340 ndeshje, ky medium ka zgjedhur futbollistët më të mirë në secilën pozitë duke përfshirë edhe anëtarin e Colorado Rapids.
“Shkëlzen Gashi: Me nëntë gola – disa spektakolarë – dhe katër asistime, Gashi shërbeu si katalizator për sulmin e fuqishëm të Colorado Rapids. Shqiptari po ashtu krijoi 64 shanse për gol për ekipin e tij”, thuhet në përshkrim për zgjedhjen e Gashit.
Gashi ishte i katërti më i miri në pozitën e anësorit të majtë në këtë listë të “Goal”.