Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pohuar se fokusi duhet të jetë në ekipe e jo te menaxherët në përballjen e së shtunës në Premier Ligë kundër Manchester United, transmeton koha.net.
Francezi ka marrëdhënie të tensionuara me homologun e tij pas zënkave të shumta gjatë kohës kur Mourinho ishte në krye të Chelsea, transmeton koha.net.
Dy trajnerët për pak sa nuk u grushtuan gjatë sezonit 2014-2015, por Wenger nuk ka për qëllim për të ushqyer ‘zjarrin’ me Mourinhon, që tani është në krye të Djajve të Kuq.
“Unë nuk mendoj se duhet të përshkruaj marrëdhëniet tona”, ka thënë 67 vjeçari në një konferencë për shtyp.
“Ai lufton për ekipin e tij, unë për timin. Nuk luhet kundër menaxherit, por luhet kundër një ekip, kjo është gjëja më e rëndësishme” ka shtuar ai.
Arsenal aktualisht mban vendin e katërt në tabelën e Premier Ligës, gjashtë pikë më shumë se United pas 11 lojërave të luajtura.