Pikat kyqe të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë janë bërë të ditura, nga Grupi Negociator i Serbisë, për bisedimet në Bruksel, të cilat gazetametro, ju trasnmeton më poshtë.
Të dielen, më 13 nëntor, janë caktuar përfundimet e ndërjmetsit të BE’së në lidhur me telekomunikimet, të cilat janë bazuar në Marrëveshjen mbi telekomunikimet (të nënshkruar më 2013) dhe Planin e Veprimit. Ja çka shkruan në atë dokument:
“Telekomi i Sërbisë” fiton lejen e përhershme për telefoninë fikse.
Për telefoni mobile, leja i jepet për dy vjet, kur “Telekomi”, bashkë me operatorët tjerë në Kosovë, do të marrë pjesë në konkursin për operatorët mobilë.
“Telekomi i Sërbisë” e themelon “simotrën” e vet firmën në Kosovë (MTS sh.a.), e cila do të punojë në përputhje me ligjet dhe rregullat e Kosovës.
MTS-së i ndahen 60.000 numra me mundësi të thirrjes 047X, por edhe 06X. Praktikisht, do të ekzistojë një SIM kartele, me dy numra, dhe të dytë do të shfytëzohen në mënyrë të barabartë, me çmim të njejtë. Kartelet SIM do t`i lëshojë MTS.
Numri 06X do të jetë numër primar deri në fund të periudhës kalimtare (dy vjet), pas së cilës numër primar do të jetë 047X.
Bisedat në mes të Sërbisë dhe Kosovës do të kenë status të bisedës lokale.
Shfytëzuesit, të cilët vendosin për rrjetin e MTS do të kenë në ofertë krejtë çka kanë edhe shfytëzuesit në Sërbi, gjegjësisht edhe rrjetet G3 dhe G4, e jo vetëm 2G siç kërkonte më herët Prishtina.
Të dy palët janë dakorduar se mbulimi me signal të MTS të shfytëzohet nga 30 lokacione, të cilët gjenden në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në të gjithë mjediset sërbe në jug të Ibrit.
Pasuria e “Telekomit të Sërbisë” bartet në ndërmarrje të themeluar rishtazi MTS edhe ate pa asnjë doganë, tatim apo shpenzim tjetër, dhe pa asnjë kusht apo kufizim.
Menjëherë të fillohet me themelimin e firmës MTS sh.a.
Kur të përfundojë kjo punë, Sërbia jep pajtimin që regjionit territorial të Kosovës t`i jepet numri i thirrjes +383, dhe letrën me këtë përmbajtje duhet t’ia dërgojë deri më 3 dhjetor Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikime (ITU).
Zgjidhjen e kompromisit për këtë lloj të kërkesës do ta paraqesë Austria, por nuk mund ta bëjë këtë pa lejen e Beogradit.
Pikat e kësaj marrëveshje janë përkthyer nga redaksia e gazetametro.